Studiuesit paralajmërojnë se fëmijët që kanë një televizor në dhomën e tyre të gjumit i bën ata më të shëndoshë. Fëmijët e moshës nga 10 deri në 14 vjeç me televizor në dhomë peshojnë rreth 1 kilogramë më shumë se fëmijët e tjerë që nuk e kanë një të tillë.
Raporti i publikuar në revistën 'Jama Pediatrics' theksonte se shtimi në peshë nuk kishte të bënte me sasinë e kohës që kalonin duke parë televizor.
Për këtë gjë, ekspertët amerikanë fajësojnë se fëmijët bëjnë një gjumë jo të qetë për shkak të televizorit. Ata bëjnë thirrje që ti kushtohet kujdes efekteve shëndetësore të pajisjeve elektronike, të tilla si televizori, kompjuteri, laptopi, tableti etj.
Ky studim sugjeron se heqja e televizorit nga dhoma e gjumit të fëmijëve mund të jetë një hap i rëndësishëm në luftën kundër obezitetit të fëmijëve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com