Një mënyrë e re për të kaluar pushimet e festave për fëmijët në Korenë e Jugut duket të jetë dërgimi i tyre për një trajnim 4 ditor në një kamp.

Të kryesh ushtrime të ndryshme stërvitore në të ftohtin e acartë të kësaj stine, nuk është pikërisht ajo çka fëmijët do të donin.

Megjithatë duket se disa prej tyre e kanë zgjedhur këtë aktivitet për të përforcuar disiplinën e tyre mendore dhe fizike.

Në këtë lloj stërvitje janë rreptësisht të ndaluara ushqimet e shpejta si dhe video lojërat, por mund të ushtrohesh për 10 orë rresht.

Ndonëse këto ushtrime i lënë fëmijët të rraskapitur sërish në këtë kamp ata mund të krijojnë miqësi, të cilat zgjasin përjetë.

Gjithashtu e gjithë kjo shërben edhe për të përmirësuar aftësinë dhe kualitetin në jetën e tyre profesionale.

(xh.k/shqiptarja.com)