MOSKË - Ai është i mirë, shpirtgjerë dhe i mban premtimet. Mijëra fëmijë rusë mbërrijnë në afrim të Vitit të Ri drejt pallatit të Ded Moroz (Babagjyshi sllav i Vitit të Ri), pranë Moskës, për t'i kërkuar lojëra, bonbone ose... një pus nafte.
"Dëshirat e fëmijëve janë shpeshherë të paparashikueshme. Një djalë i vogël më ka kërkuar një pus nafte javën e kaluar'', theksoi Ded Moroz.
Një pallat i vogël prej druri, inauguruar në vitin 2004 nga kryetari i Bashkisë së Moskës, në pyllin Kouzminki, shërben si residenca e dytë për Ded Moroz, "personazhi më pozitiv i përrallave ruse''.
"E duan Ded Morozin në Rusi, sepse ai i mban gjithmonë premtimet dhe sepse çdo fëmijë pret një dhuratë'', theksoi ai. Ndryshe nga tradita perëndimore, në Rusi, fëmijët nuk i marin dhuratat e tyre mbrëmjen e Krishtlindjeve, por mbrëmjen e Vitit të Ri.
Në muajin dhjetor, deri në 3.000 fëmijë vizitojnë çdo ditë Babagjyshin rus të Vitit të Ri dhe i japin listën e dhuratave. Të mbledhur në pallatin e tij, rreth një bredhi gjigant, të vegjëlit kanë treguar se sa të mirë kanë qenë gjatë gjithë vitit. "Kam ndihmuar mamanë të lajë enët, të bëjë punët e shtëpisë. theksoi Vika Kouzminskaja, një vajzë
shtatëvjeçare.
"Të rriturit kërkojnë shëndet, prosperitet dhe gjëra të mira për fëmijët e tyre'', tregon Snegourotchka me një fustan të gjatë blu dhe të qëndisur me argjent. "Fëmijët janë oksigjeni ynë. Ata më japin vetëm energji pozitive. Ai jeton në sajë të kësaj energji dhe në sajë të mirësisë së tyre'', nënvizoi ai.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com