Duket se së shpejti do të jetë në gjendje të fillojë një jetë pak më normale, por duhet të ketë durim dhe të jetë shume i qete. Keshtu eshte shprehur me optimizëm presidenti i Federates Nderkombetare te Automobilizmit (FIA), Jean Todt, pasi kishte vizituar Michael Schumacher, para Cmimit te Madh te Japonisë, në shtëpinë e tij në Zvicër.

Drejtuesi francez foli për televizionin belg RTL.

"Michael po lufton dhe po bën përparime, gjë që e dëshmon fakti që ndodhet në shtëpi me familjen e tij. Kjo është diçka pozitive", shtoi ai

ATSH