900 banorë të fshatrave Klos e Fan, prej ditës së sotme do ta kenë më të lehtë të shkojnë në shkolla, qendrat shëndetësorë, apo për tu lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë përmes Rrugës së Kombit.
Kjo ka ardhur falë kontributit të Forcave të Armatosura, të cilët ndërtuan një urë mbi lumin Fan. Ura “bailey” që do t'u shërbejë banorëve të Fanit dhe Klosit ka një gjatësi prej 24 metrash dhe u bë e mundur falë bashkëpunimit të ekspertëve xhenio, të profilizuar më së miri në ndërtimin e urave të tilla, me bashkinë e Mirditës. Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve për urën “bailey”, vlerësoi kontributin e FA dhe ekspertëve xhenio në komunitet.
“Dua të falenderoj efektivët tanë për punën e shkëlqyer që kanë bërë. “Me komunitetin, për komunitetin” është moto e Forcave tona të Armatosura. Në 2 vitet e fundit, efektivët xhenio i kanë lehtësuar komunikimin 60 mijë banorëve nga jugu në veri të vendit, falë 16 urave “bailey”. Përmes këtij kontributi, FA kanë lehtësuar shërbimet për mijëra familje, kryesisht në zonat rurale dhe ato me distancë të largët nga qendrat e qyteteve, duke krijuar mundësi më të mira për frekuentimin e fëmijëve në shkolla, vizitat në qendrat shëndetësore apo shfrytëzimin e bujqësisë në dobi të ekonomisë familjare”, tha Ministrja e Mbrojtjes.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, për ministren Xhaçka, vëmendja ndaj komunitetit, veçanërisht gjatë emergjencave civile është një ndër prioritetet kryesore të institucionit që ajo drejton.
“Përmes ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile”, do të ketë një koordinim më të mirë të të gjithë aktorëve. për t'i ardhur në ndihmë komunitetit në rast fatkeqësish natyrore apo në problemet e infrastrukturës. Brenda pak javësh do të mbërrijnë mjetet dhe uniformat e reja për ekipet e kërkim shpëtimit, zjarrfikësit dhe ekipet tona të specializuara në emergjenca, si përgjigja më e mirë ndaj kërkesave të kohës”, nënvizoi ministrja gjatë inspektimit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet ekspozita e rrallë me xhupa të vjetër, punime autentike të grave mirditore! Pasi u shpall “Kryevlerë Kombëtare” përgatitet dosja për në UNESCO
4 Nëntor, 17:17
-
Mirditë/ Me pistoletë me fishek në fole, kapet 29-vjeçari nga Nikla me dy emra, po arratisej drejt Italisë! Në kërkim për dhunimin e gjobitjen e pronarit të një karburanti (VIDEO+EMRI)
3 Nëntor, 10:21
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47
-
Mirditë/ Aksident i rëndë në punë, i riu goditet nga kova e fadromës, humb jetën (EMRI+FOTO)
27 Tetor, 14:00
-
Mirditë/ Kishin përshtatur ambientin me çadra për kultivimin e bimëve narkotike, 1 në pranga, kryetari i fshatit në hetim! Sekuestrohen 190 kg kanabis
22 Tetor, 12:08
-
Mirditë/ Dhunuan dhe kërcënuan me armë pronarin e një karburanti se u kërkoi paratë për shërbimin, në kërkim 2 persona! Njëri prej tyre akuzohet për tentativë vrasje (EMRAT)
16 Tetor, 11:46
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor, një mision faktmbledhës në Tiranë të dëgjojë palët
25 Shtator, 18:29
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias
16 Shtator, 10:36