TIRANE - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deklaron se do të bëjnë të pamundurën për shmangien e ngjarjeve të tjera tragjike, duke shprehur njëkohësisht ngushëllimet për familjarët e Arben Doskut i cili humbi jetën sot në fshatin Zgarë të Librazhdit dhe shërim të shpejtë dy të plagosurve të tjerë.

Në njoftimin për shtyp, evidentohet puna e Forcave të Armatosura përmes ruajtjes, patrullimit, vëzhgimit, vendosjes së shenjave të domosdoshme, pavarësisht bashkëpunimit të pakët nga pushteti lokal. 

“Pavarësisht këtyre masave bëjmë me dije se është i pamundur kontrolli fizik i imtësishëm dhe i vazhdueshëm i këtyre zonave të thella që dikur kanë shërbyer si poligone asgjësimi. Shtabi i përgjithshëm i FA siguron opinionin publik se në këtë zonë nuk zhvillohet proces demilitarizimi pasi ky process ka përfunduar që në shtator të vitit 2012, megjithatë kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm”, përfundon deklarata e Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)