
I pyetur për lajmin që dha sot për një fabrikë prodhimi vaksinash në Shqipëri, Rama tha se do na duhet pasi është e mundur që vaksinën COVID do na duhet ta bëjmë çdo vit.
"Në të gjithë këtë proces fiton shëndetësia jonë, fitojmë të gjithë bashkë. Na duhet fabrika sepse sipas të gjitha gjasave vaksina COVID do të na duhet ta bëjmë çdo vit si vaksina e gripit", tha ai.
Lajmi kryesor:
Sot u sollën 192 mijë doza, Rama: Siguruam 1 mln vaksina kineze anti-COVID, në bisedime për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në Shqipëri












