Vazhdon përpjekja e Facebook për të blerë aplikacione. I radhës duket të jetë WhatsApp.
Sipas TechCrunch, Zuckerberg dëshiron të blejë WhatsApp dhe mesa duket aplikimet për të kanë nisur. Interesi i rrjetit social për të këtë aplikacion mesazhesh nuk habit, pasi WhatsApp është i pranishëm në çdo sistem telefonik .
Pas arritjes së 1 miliard përdoruesve të Facebook, tetorin e kaluar Zuckerberg, u shpreh se do të përqëndrohej në shtimin e përdoruesve të rrjetit social në celular. Rreth 600 milion njerëz e përdorin smartphonin e tyre për të përditësuar statusin, për të ngarkuar foto dhe për t’i kthyer përgjigje komenteve në Facebook.
Blerja e “Instagram” në muajin prill, kishte të bënte me krijimin e një ekosistemi zgjidhjesh, nëpërmjet të cilave të qëndrohet më shumë kohë në rrjetin social e rrjedhimisht të shtohen reklamuesit.
Megjithatë kjo bie ndesh me misionin e WhatsApp, i cili parashikon një pagesë të caktuar për ruajtjet në rrjet dhe nuk ka sponsorizime.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com