Të kontrollosh rrjetet sociale është më tunduese sesa seksi apo cigaret. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga kërkuesit e Universitetit të Chicagos, të cilët kanë studiuar dëshirat e një grupi njerëzish për 7 ditë.
Sondazhi online në Gjermani me pjesëmarrjen e 250 personave ka zbuluar se përdoruesit e Facebook dhe Twitter janë më të prirur për të bashkëvepruar në këto rrjete sociale, sesa për marrëdhënie seksuale apo cigare.
Për shtatë ditë rresht, rreth shtatë herë në ditë dhe për më shumë se 14 orë këto persona janë kontrolluar, ka raportuar “The Guardian”.
“Pjesëmarrja në një medium mund të jetë një dëshirë realtivisht e vështirë për ti rezistuar për shkak të disponueshmërisë së tyre të lartë dhe ndjesinë se këto aktivitete nuk kërkojnë shumë angazhim,”-është shprehur një nga kërkuesit.
Ky studim pritet të publikohet së shpejti në revistën shkencore “Psychological Science”.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com