Në komentet negative në rrjetet sociale për ‘Paketën e Maleve’, Edi Rama ka veçuar edhe një llogari. Ai ka shpërndarë një koment prej atyre që i quan llogari false, ku ndjekësi i shkruan:

“Edi Rama, unë jam me fb fallco, por në karakter jam origjinal.”

Përgjigjen kryeministri ia ka kthyer duke ‘i dërguar’ një korb me komentin e varur në qafë.

“Po, shumë origjinal ahahah… Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, shkruan ai, një ironi për partitë e opozitës, për të cilat është shprehur se kanë përçarë protestën e flamingove.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09

    Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?