Facebook nis revanshin ndaj 'Fake News': Do mbyllim faqet me lajme të rreme

Facebook nis revanshin ndaj 'Fake News': Do mbyllim faqet me lajme të rreme

Foto ilustruese

Gjigandi social Facebook ka nisur revanshin nga fenomenit Fake News. Në një intervistë në në Bloomberg, menaxherja e lajmeve ne kompaninë Facebook, Tessa Lyons ,u shpreh se kompania ka gati strategjinë për mbylljen e faqeve me lajme të pavërteta, të cilat janë kthyer në një shqetësim për përdoruesit e Facebook. 

Synimi këtij aksioni sipas Lyons është promovimi i gazetarisë cilësore. Menaxherja e lajmeve ne kompaninë Facebook, Tessa Lyons, u shpreh se fillimisht do te fshihet çdo faqe që nuk respekton politikat e saj, pra përdor gjuhen e urrejtjes, adresa false. Ndër të tjera ajo u shpreh se do mbyllen edhe ato faqe që nuk përdorin identitetin e tyre të vërtetë.

Në fokus të aksionit anti fake neës do jenë ato faqe që publikojnë lajme të rreme, teksa në kuadër të kësaj facebbok po bashkëpunon me kompani të çertifikuara nga Internacional Fact-Checking Neteork, kjo për të vlerësuar saktësinë e artikujve në rrjetet sociale. 

Në news feed nuk do t'i jepet prioritet lajmeve që dyshohet se janë false. Kjo të thotë se për këto lajme nuk do ketë interaktivitet në rrjetin tonë social, pra me pak klikime, më pak pëlqim, me pak para nga reklamat”, u shpreh ndër të tjera për Bloomberg menaxherja e lajmeve në kompaninë Facebook, Tessa Lyons.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike