SHBA-Rrjeti social me më shumë se një miliardë përdorues ka shpallur natyrën e tij të re, atë të kërkimit shoqëror, kundër Google dhe dominimit të tij në internet, por në një formë tjetër.

Zuckerberg nuk ka ndërmend një “web search”, por një “ graph search”.

“Graph search” është një sistem që eksploron miliarda të dhëna si, fotografi, video dhe lidhjet që përdoruesit vendosin së bashku. Pra, duke kërkuar informacion, Facebook do të bëjë të mundur kërkimin për të gjitha të dhënat që disponon dhe deri te rezultatet e atij kërkimi të vecantë.

Kjo do të bëhet e mundur duke përdorur referencat sociale dhe multimediale, pa përjashtuar edhe reklamat.

(v.gj/shqiptarja.com)