Facebook kalon limitin e 1 miliard përdoruesish dhe konfirmohet si rrjeti social më i "dendur" në nivel planetar. Lajmi bëhet i ditur nga themeluesi Mark Zuckerberg, i cili u shpreh mjaft i lumtur për kapjen kësaj shifre.
600 milion persona në të gjithë botën e përdorin rrjetin social nëpërmjet telefonit. Por numrat mbresëlënës nuk përfundojnë këtu: personat që klikojnë "pëlqej" deri më tani janë plot 1,3 trilion, 140 miliard janë lidhjet e miqësive, 219 miliard janë fotot e publikuara që nga viti 2004, e deri më tani.
"Sot ne nderojmë të gjithë njerëzit të cilët janë pjesë e shërbimit që ne ofrojmë, të gjithë ato që na kanë bërë që të bashkohemi çdo ditë" - u shpreh Zuckerberg.
"Karrige, këmbana, aeroplanë, ura, lojëra, këto janë të gjitha gjërat që na lidhin, na bashkojnë. Ndonjëherë është mjaft e lehtë të harrosh se përse i bëjmë këto gjëra. Eshtë e lehtë të ndjehesh i izoluar. Eshtë e lehtë të ndjehesh i vetmuar. Pra, ndoshta këto janë arsyet se përse në i bëjmë këto gjëra, për t'i kujtuar vetes se nuk jemi vetëm."
Megjithatë shpërndarja gjeografike e Facebook rezulton të mos jetë homogjene. Rrjeti social është i shpërndarë kryesisht në Evropë, Amerikë, Australi si dhe në Gadishullin Arabik, duke prekur disa pjesë të kontinentit afrikan, por është përdorur më rrallë në Azi, kryesisht si pasojë e censurës në Kinë dhe Rusi.
Redaksia Online
(ed.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com