Fadil Berisha promovon bukurinë
shqiptare për 100-vjetorin

Fadil Berisha promovon bukurinë <br />shqiptare për 100-vjetorin
Fotografi i njohur Fadil Berisha njihet si një promovues i të bukurës kjo edhe falë profesionit të tij.

Edhe ai si të gjithë shqiptarët në këtë periudhë festash ka dashur të japë urimin e tij për 100-vjetorin.

Berisha e ka realizuar këtë, nëpërmjet disa fotove të publikuara në faqen e tij, në rrjetin social Twitter. “Happy Sunday and happy #100yearsALBANIA with. These 3 albanian # beauties”, “Të dielë të lumtur dhe gëzuar 100-vjetorin me këto tre bukuroshe shqiptare”, -ka shkruar Berisha, ndërkohë që ka postuar një foto të tre modeleve shqiptare.



(Në foto modele shqiptare të fotografuara nga Fadil Berisha)

Gjithashtu fotografi i talentuar ka publikuar edhe një foto të modeles me famë botërore Emina Cunmulaj, të veshur me një fustan të gjatë, të kuq deri në fund të këmbëve, i cili përfaqëson  ngjyrën e flamurit tonë kombëtar.


(Në foto modelja Emina Cunmulaj)

Në këtë foto Cunmulaj shfaqet e rrethuar nga djem me veshje tradicionale shqiptare.



(xh.k/shqiptarja.com)

26/3
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE