Pas viteve ’90 në valën e mohimeve të punës së bërë gjatë periudhës së diktaturës, nisi të përfolej edhe për Institutin tonë të arteve dhe veçanërisht nudot e bëra gjatë viteve të studimeve. Shkruanin e thoshin se në Institut, nuk ka mundësi të jenë bërë nudo, se s’të linte diktatura. Nudo femrash jo që jo, por as meshkujsh. Ose edhe në qoftëse janë bërë, kanë qëndruar të veshura, me të mbathura e sutjena, e ne i kishim pikturuar nga mendja. Çudi, ne kishim punimet nëpër studio, ata nihilistët e mohuesit thonin e shkruanin se s’ishin të vërteta. Për të përgënjeshtruar këto përgatita shkrimin: “Nudot një domosdoshmëri për studentët e arteve figurative”, të cilin shijaksja ime, kryeredaktore e “Gazetës shqiptare” znj.Alba Malltezi e botoi me 2 nëntor 1999 në faqet 12-13, nën titullin “Ne piktorët e vjetër, që u çmendëm pas nudove”. Natyrisht titulli ishte sygjestionues dhe më i gjetur se dëftente një realitet të vërtetë, atë periudhë të bukur të jetës tonë studentore, që e nisnim dhe e mbyllnim ditën në shoqëri të “Origjinës së Botës” për të cilën në Luvër të Parisit duhet të paguash për ta parë qoftë edhe një gjysëm ore, kurse ne na e paguante shteti për të qëndruar ballë për ballë me të një ditë të tërë. Dhe kjo katër vjet me radhë, pasi viti i pestë ishte viti i diplomës.
Diku nga maji i vitit 2007, lexova në një numër të gazetës “Shqip”, një shkrim që trajtonte përsëri problemin e nudove në Institutin e atëhershëm të Arteve Figurative. Titullohej: “Komunizmi në shpinën e një gruaje”. Sinqerisht nuk e kuptova se ç’punë kishte komunizmi me shpinën apo barkun e modeleve tona. Profesorët tanë qoftë ato që kishin mabruar në Perëndim para luftës qoftë dhe ata që kishin mbaruar në Lindje pas luftës na dëftonin se modelet (femra dhe meshkuj) rrinin në rradhë për tu pranuar nga stafi i akademive që të pozonin. Pikërisht ky fenomen kishte filluar të shfaqej edhe tek ne ****).
Në vitet e fundit të para ’90-ës dëftoheshin shumë barsoleta për klimën e rëndë shoqërore, shpirtërore dhe morale, që kishte krijuar ai sistem. Midis atyre aq të shumta barcoletave sjell në mendje atë të një gruaje që meqenëse nuk po gjente dot punë, iu lut një shoqes së saj që të bisedonte me drejtorin se mbase i siguronte një vend pune. Pas dy ditësh, ajo i kishte thënë se drejtori kishte qenë dakord, por “ç’të them motra, e do një çikë nishan se është qejfli kodoshi” dhe e shkreta grua kishte rezistuar e rezistuar, por më në fund qe dorëzuar. Pas nja tre-katër javësh që kishte filluar punën, i kishte thënë shoqes: “mirë drejtori, po se ç’është një me mustaqe që një e dy më thërret në zyrë. Po ai ç’do?” u bubuuuu...Edhe ai si drejtori është. Ai është sekretari i Partisë. Edhe ai vdes për atë plaçkën ...E shkreta grua bëri-ç’bëri i dha dhe atij të hajë një “çikë” tortë. Pa kaluar mirë viti, tek po pinin kafe, i tha përsëri shoqes: “O po, s’paskan të mbaruar këta dreqër. Se ç’është një karrum i zi, me flokë kaçurrel, që u bë një muaj, që më është qep mbrapa e nuk më lë rehat”. “Ai i ziu re – i foli e shoqja. – Ai mut është kryetari i bashkimeve profesionale. Dritë, o zot, kur do edhe ai! Ç’të them motra, shif e bëj, se kjo punë është qelb fare. Të gjitha kështu si ti kemi vuajturr...” Dhe e shkreta grua, për të mos dalë nga puna, kishte bërë si tërë shoqet e saj. Këtu po, mbi shpinë të këtyre ka bërë “harakiri” komunizmi. Për pesë vitet e studimeve, nuk mbaj mend, që ndonjë model të jetë ankuar tek prof.Vilsoni, që ishte drejtor i Institutit, për ndonjë shqetësim nga ne studentët, apo të ketë thirrur në drejtori ndonjë nga ne, për ta qortuar. Absulotisht, asnjëherë. Ne i konsideronim si shoqe pune, siç na konsideronin edhe ata ne, si shokë pune. Prandaj për ne ata ishin modele e jo personazhe. Gjata 120-130 orëve të studimit, ne përpiqeshim të përfitonim sa më shumë nga njohja e formave të tyre, bukuria e hireve të tyre, nga lëvizjet dhe koloriti aq interesant i trupave të tyre, ç’ka do të na ndihmonin në punën tonë krijuese, pas mbarimit të Institutit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com