Faji mbetet në auditor…

Faji mbetet në auditor…

Foto ilustruese

Momentet ku dhunohej një e moshuar në një azil në Pejë kanë qenë jo pak tronditëse për të gjithë ata që e kanë parë videon që u kthye në virale.

Për të gjithë ne, që kemi punuar në institucione të ngjashme, mund ta kuptonim punonjësen nga ngarkesa e pozicionit të saj të punës, oraret e tepërta apo vetëmbrojtjen.

Të gjitha këto do e ‘justifikonin’ punonjësen deri në momentin kur në video dhuna paraqitet si një formë ‘argëtimi’ nga ana e punonjëseve. E gjithë kjo tregon që në atë institucion gjithmonë puna ka funksionuar me dhunë, aq sa për personelin është kthyer në kënaqësi, argëtim dhe në një gjë normale.

Do guxoja të jepja një shëmbull paralel ku do të citoja ligjin  Nr. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE, neni 3 ku në rast  se ti je duke luajtur me kafshën tënde shtëpiake dhe gjatë lojës kafshës i shkaktohen vuajtje, dhembje apo shqetësime, të cilat në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme quhet “Keqtrajtim i kafshëve” .

Edhe në rastin konkret është njësoj, dhe pse nga ana tjetër dhunuesja Aurona Pelaj, është mbrojtur ndryshe në polici duke u shpreur se në shkollë kemi mësuar se me personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike, duhet të tregohemi dominant ndaj tyre.”

Në fakt, sa realisht ky individ zbaton ato çfarë ka mësuar në universitet apo thjesht “zotëron” një të tillë, pa paragjykuar se si e ka marrë certifikimin?!

Pedagogia e Fakultetit e të Shkencave, njëkohësisht punonjese sociale dhe eksperte në punën me të moshuarit, Esjurda Tallushi shprehet se në asnjë shkollë apo nivel arsimimi nuk mund të përligjet dhuna.

Përkundrazi në të gjithë hiearkinë e ligjeve: kushtetutë, konventa, kode, ligje, rregullore është kategorikisht e ndaluar sepse cënon të drejtën e personit për të jetuar e funksionuar në shoqëri.

“Tek personat të cilat mundësia e të kuptuarit është e dëmtuar apo punojmë me target-grupe vulnerabël që nuk janë në gjendje të kontrollojnë reagimet e tyre, tek punonjësit thjesht shtohet përgjegjshmëria për t’i trajtuar më me tepër humanitet e krijuar një mjedis të sigurt nga ana sociale dhe kurrsesi në asnjë rast nuk mund të flitet për teknikë/metodë sjellje, qëndrim apo komunikim i cili ligjëron veprën penale”- shprehet Tallushi.

Sipas ekspertes Tallushi, “nëse me këtë frazë vajza ligjëron dhunën, përvecse nuk shpreh asnjë moment reflektimi” mund të thuhet me bindje se ajo ka përdorur dhunën edhe në raste të tjera sepse justifikimi që ka përdorur si mekanizëm mbrojtës bën që kjo situatë t’i jetë kthyer në normalitet më parë.

Sipas OBSH, 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga demenca e cila ndikon në performancën mendore, ndërsa parashikohet se kjo shifër do të rritet në 152 milionë në vitin 2050. Këto shifra do ishin të barabarta dhe me numrin e të dhunuarve në shtëpitë e të moshuarave, nëse për të do të kujdeseshin punonjëse si Aurona Pelaj.

Fatkeqësisht ky rast i cili mund të ishte shmangur, ndodhi por urojmë që të jetë shëmbull për të gjithë drejtuesit e këtyre institucioneve, por edhe të nxisë përgjegjësinë tek pedagogët që kanë nxjerrë nga auditorët një studente me këtë nivel, që nuk njeh ende “ligjet njerëzore” dhe jo më teorike.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike