Mjekuan gabim foshnjën 1-vjeçare e për pasojë kjo e fundit humbi jetën, ndërsa ndaj tyre merret vetëm masa disiplinore “pezullim detyre”. Fjala është për tre mjeket e spitalit të Elbasanit, Doreida Shuku, Edmont Laho dhe Fadil Brazhda. Këta të fundit janë të dyshuar për vepren penale të 'mjekimit të pakujdesshem", me pasojë vdekjen e fëmijes nje-vjecare A.T. ngjarje e ndodhur ne 21.03.2016 në Elbasan.
Foshnja u dërgua në spital nga prindërit pasi i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një copë arrë, ndërsa mjekët nuk kryen procedurën standarte të mjekimit, në baze të të cilës mund të ishte shpëtuar jeta e fëmijes.
Në bazë të rezultateve të ekspertizës, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshimet e arsyeshme se tre mjekë të Spitalit Pediatrik kanë konsumuar elementet e vepres penale të "Mjekimit te pakujdesshem". Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi "pezullimin nga detyra" për tre mjekët e cila u pranua nga gjykata e këtij qyteti.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com