‘FAKE NEWS’/ Rama: Kontrolli i mediave online do të bëhet nga AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, organi kompetent deri tani për ta rregulluar aktivitetin e radiove dhe televizioneve, do të jetë organi që do të kontrollojë edhe mediat online pas ndryshimit të legjislacionit që do të rregullojë këtë treg që deri më sot është jashtë cdo kontrolli. Gjatë takimit me disa agjencive evropaine, kryeministri Rama zbuloi një sërë masash ligjore që do të ndërmerren kundër Fake Neës brenda ''paketës antishpifje' që deri më sot ka mbetur e mbuluar nga misteri. Sipas kryeministrit, AMA ka gjitha kapacitetet për të reaguar dhe marrë masa ndaj portaleve që publikojnë lajme të rreme. (Lexo këtu)

“Ne kemi një legjislacion goxha të avancuar për mediat audiovizuale dhe një strukturë të posatshme, Autoriteti i Mediave Audiovizuale, që ndjek të gjitha rastet kur media elektronike bëhet edhe subjekt i ankesave apo i shqetësimeve të individëve ose të grupeve të ndryshme si rezultat i lajmeve të rreme apo i shpifjeve. Bordi i këtij autoriteti është një bord që mund të reagoje në mënyrë të menjëhershme duke shmangur kohën e gjatë të vendimmarrjes nëpër gjykata në raste flagrante të mosrespektimit të dinjitetit njerëzor apo të mosrespektimit të shumë standardeve dhe të drejtave e lirive të tjera. Kjo është një strukturë që faktikisht e kemi ndeshur edhe në vende të tjera dhe praktikisht çka do të synojmë me paketën e re është që ta vëmë edhe në dispozicion të atyre që preken nga shpifja apo që bëhen objekt i lajmeve të rreme për sa i përket të gjithë medias online'' tha Rama.

Pra pakta antishpifje do sjellë një implementim të ligjit për media audiovizive. Bordi i AMA do jete pika e parë e referimit për ccdo ankesë kundër lajmeve të rreme apo shpifje të botuar edhe online. Si në rastet e shkeljeve nga radio dhe televizionet, do ketë tagër për të vendosur gjoba edhe ndaj portaleve, që natyrisht mund të ankimohen në gjykatë. Kryeministri Rama foli edhe për një bazë të dhënash që do të ngrihet për portalet, si një mënyrë për funksionimin e ligjshëm të tyre.  “Po ashtu do të krijojmë një bazë të re të dhënash kombëtare ku do të regjistrohen të gjithë portalet që operojnë në Shqipëri, duke shmangur maksimalisht historitë e fantazmave që deri më sot operojnë pa asnjë lloj kontrolli në territorin e Shqipërisë” tha ai.

Kryeministri ka paralajmëruar edhe masa kundër piraterisë online, pra kundër portaleve që kopjojnë lajme duke shkelur të drejtat e autorit. "Në 5 vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 20 000 portale me prapashtesën “.al” dhe dhjetëra mijëra të tjerë në gjithën shqipe që funksionojnë po në vendin tonë me prapashtesa të tjera dhe nga këto mbi 700 portale janë portale lajmesh prej të cilave deri pak kohë më parë, vetëm 12 administroheshin nga struktura redaksionale dhe vetëm 72 prej gazetarëve. Të tjerat, më shumë se 600 as nuk dihej dhe as nuk dihet për një pjesë të madhe se kush i ka në zotërim, si financohen dhe më tutje akoma se cilat janë edhe vetë qëllimet e hapjes së tyre)".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • “SHPIFSI”: 05/12/2018 03:17

    PSE I KRAPI RAMA KA FRIKE NGA FJALA E LIRE E POPULLIT

    Përgjigju
  • Ardi: 03/12/2018 18:50

    Pyetja eshte a eshte AMA e pavarur apo zgjidhet nga qeveria se i bie censure

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë