Faktet nxjerrin blof opozitën/ Elira Kokona nuk punoi si avokate pas punësimit në shtet

Faktet nxjerrin blof opozitën/ Elira Kokona nuk punoi si avokate pas punësimit në shtet

Elira Kokona

Prej më shumë se një jave, mediat pranë opozitës dhe më pas kreu i “foltores” Sali Berisha, kanë akuzuar Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, se ka ushtruar aktivitetin privat si avokate në të njejtën kohë kur është emëruar në detyra të larta të administratës publike.

Për t’i bërë spekulimet e tyre sa më të besueshme, këto media i janë referuar disa çështjeve private ku sipas tyre, Kokona përfaqësonte klientët e saj edhe pse ajo ishte emëruar në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës që prej tre muajsh.

Por akuzat e këtyre mediave rezultojnë një blof i madh politik, sepse vetë dokumentat që ata kanë publikuar, provojnë të kundërtën.
Nëse i shqyrton çështjet private të përmendura nga opozita, rezulton se nuk ka asnjë veprimtari profesionale të ushtruar nga Elira Kokona pas periudhës 26.09. 2013, kohë kur ajo ka filluar punën në shtet.

Për më tepër, licenca e avokatisë që është i vetmi titull që lejon zhvillimin e aktivitetit profesional rezulton e pezulluar para marrjes së detyrës. Ndërkohë që në tatime, aktiviteti profesional i zonjës Kokona është pezulluar në prill 2013, pas raportit të leje-lindjes.

Por le t’i marrim një nga një rastet për të cilat opozita akuzon Elira Kokonën. Mes tyre nuk ka asnjë rast ku të rezultojë se Elira Kokona kryen paralelisht edhe përfaqësimin e klientit privat, edhe detyrën në shtet.

1. Çështja Mamidoil
Kërkesa në ICSID ( qendra e arbitrazhit te Bankes Boterore) në korrik 2011 (2 vjet përpara punësimit në shtet)

Shih pika 7 e vendimit te arbitrazhit: “On 8 July 2011, Claimant filed an electronic version of its Request for Arbitration (the “Request”) ëith the Secretary-General of ICSID. Hard copies of the Request ëere filed ëith ICSID on 29 August 2011 complete ëith poëers of attorney for Mr. Spyros G. Alexandris, Mr. Nassos Felonis, Mr. Artan Hajdari, Ms. Elira Kokona, Mr. Emmanouil Kalogerakis and Ms. Evanthia Mamidaki.”

Pika 17 e vendimit te arbitrazhit:
“ On 20 March 2012, Claimant informed ICSID and Respondent that Dr. Richard Happ of Luther Rechtsanëaltsgesellschaft ëould serve as its co-counsel. Poëer of Attorney for Dr. Happ ëas provided on 22 March 2012.”

Pika 18 e vendimit:
“The Tribunal held a first session ëith the Parties on 6 April 2012 in the premises of the Ëorld Bank in Paris, France. In addition to the Tribunal and the Secretary, the folloëing persons attended the session:
For Claimant:
Dr. Richard Happ
Mr. Spyros G. Alexandris
Ms. Elira Kokona
Mr. Manos Kalogerakis”

Pas 26 shtatorit 2013 Elira Kokona nuk ka kryer asnje veprmtari në këtë çështje.

https://www.italaë.com/cases/3003

2. Çështja Selvi Becaj
Kërkesa është paraqitur në GJEDNJ më datë 8.1.2013 (9 muaj përpara punësimit në shtet).
Vendimi i GJEDNJ në 24 qershor 2014

3. Çështja Prima shpk
Kërkesa në GJEDNJ në vitin 2007, me shtesa në kërkesën e 2007 nga avokate Elira Kokona në vitin 2010 ( 3 vjet para punësimit në shtet)
GJEDNJ i komunikon çështjen qeverisë shqiptare për zhvillim gjykimi në 2016. Elira kokona nuk ka vijuar si avokate në këtë fazë të gjykimit.

4. Çështja e Bujar Dede
Përfaqësuar nga Elira Kokona në gjykimin kushtetues në seancën e datës 24.09.2013 ( Pra dite përpara punësimit në shtet). Vendimi i GjK në 2 dhjetor 2013./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)