Pas vdekjes në moshën 81-vjeçare të senatorit amerikan John McCain, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se McCain ishte një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi ndarë mendime të mëdha.
McCain u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë në korrik të vitit të kaluar dhe muajt e fundit të jetës i kaloi larg syve të publikut në shtetin e Arizonës, duke pranuar vizita nga miqtë e shumtë dhe politikanët e afërt me të.

Postimi i Ramës në Facebook:
Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendme të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator.
Edi Rama, kryeministër
Përpos Ramës, për vdekjen e senatorit amerikan McCain kanë reaguar edhe figurat e tjera të rëndësishme të politikës shqiptare, të cilët gjithashtu e kanë cilësuar ndarjen e McCain nga jeta, si humbjen e një miku dhe aleati.
Lajmi kryesor:
Senatori amerikan John McCain shuhet në moshën 81-vjeçare/ Mesazhet e politikës: Shqiptarët humbën një mik
/Shqiptarja.com
