Në Lezhë është organizuar një festë në shenjë falenderimi për fermerët e vegjël që punojnë tokat. Kjo është një mënyrë për t’i inkurajuar ata që ta vijojnë këtë profesion kaq të vështirë dhe Fisnik, ku prodhuesit e vegjel të rajonit të Lezhës dhe Shkodrës u bënë bashkë.
Eventi i mbështetur nga FAO, Organizata Botërore e Ushqimit dhe Slow- Food u zhvillua pranë Mrizit te Zanave në Fishtë të Lezhës. Kjo nismë inkurajuese do pasohet me aktivitete promovuese në gjithë Shqiperinë që do quhet "Promovimi i Konsumit të produkteve Organike,Tradicionale, dhe Treguesve Gjeografikë të Shqiperisë".
"Ata janë më të rëndësishmit më kryesorët dhe që duhet të ju jemi mirënjohës janë tamam ata prodhuesit, ata që punojnë tokën. Janë herojntë e sotëm në Shqipëri. Bëjnë punën më të zortshme dhe më të keq paguarën, të gjithë e dimë. Unë punoj çdo ditë me to dhe ndoshta nuk mund të ju zgjidhim hallet apo ti bëjmë të pasur por mendova se duhet të ju dedikojmë një mbrëmje për me ju thënë faleminderit, pasi e mendojnë një falenderim të madh për çdo gje që bëjnë dhe nuk braktisin tokat. Bëjnë një detyrëshumë të vështirë për ekonominë shqipëtare", u shpreh Altin Prenga, Mrizi i Zanave.
Dauro Zachhi, Përfaqësues i Slow Food tha: "Eshtë shumë e rëndësishme dhe unë ju porosis shumë që ju si prodhues të vegjel të jeni të bashkuar dhe të krijoni rrjet. Pra të ketë një lidhje midis të gjithë aktorëve për promovimin e këtyre produkteve. Kjo është shumë e rëndësishme që të ecni përpara".
Ilir Halilaj, Perfaques i FAO Organizata Botërore e Ushqimit tha: " Projekti fazë kosiston në mbështetjen e këtyre produkteve për të identifikuar vlerësuar çertifikuar dhe për të sjellë të ardhura sa më të mëdha për fermerët dhe për këdo që i prodhon dhe përpunon ato".
Eventi u mbyll me dhurimin e çantave shkollore me simbolikë Superheronj Fermerë, për të nxitur edhe tek fëmijet dëshiren për të vazhduar traditën e punimit të tokës, ndërsa u shtrua dhe një darkë me kuzhinë tradicionale e rishikuar dhe përpunuar për të nxjerrë në pah vlerën e produkteve të territorit.