Greqia duket se do të jetë e varur nga Rusia në një kohë kur nga presioni i kreditorëve të eurozonës po shkon drejt falimentit. Kryeministri, Aleksis Cipras do të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin 12 ditë para se Greqia t’i paguajë 1.6 miliardë dollar Fondit Monetar Ndërkombëtar ose ndryshe do të bëhet vendi i parë i eurozonës që falimenton.

Presidentit rus duket se i intereson një aleancë me Greqinë, pasi do të ketë avantazhe në një kohë që Perëndimi ka vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes në konfliktin e Ukrainës.

Në një kohë kur Greqia ende nuk ka arritur një marrëveshje për borxhin me kreditorë, vendet e eurozonës kanë thirrur një samit emergjent më 22 qershor. Zyrtari i lartë i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem thotë se Greqisë i duhen politikanë që janë gati t’i thonë të vërtetën qytetarëve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)