Drejtuesëve të mjeteve që iu hoq patenta, leja e qarkullimit apo iu bllokua automjeti për shkak të shkeljes së rregullave anti-covid tashmë me faljen e gjobave që përfshin periudhën 17 prill - 7 tetor 2020, do të mund të tërheqin paratë e gjobave dhe automjetet që janë bllokuar nga policia.

Përkatësisht gjatë kësaj periudhe janë bllokuar 630 automjete. I njëjtë është numri dhe për lejet e drejtimit të pezulluara. 6800 këmbësorë u gjobitën pasi thyen oraret e karantinës, kurse 3600 janë shoferët që u gjobitën pasi kanë pasur më shumë pasagjerë në automjet. Në total përfitojnë 4230 shoferë.

Afati për kthimin e parave të qytetarëve që kanë paguar gjobat është deri më 15 nëntor të këtij viti ndërsa për të tërhequr paratë që kanë paguar, ata duhet të paraqiten në sportelet e policisë rrugore.