DURRËS- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ndaluar nga policia, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Kastriot Vila 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë ishte dënuar me 2 vite burg, ndërsa Erjon Alliaj 32 vjeç banues në Durrës ishin dënuar në mungesë me 4 muaj burg.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprime të mëtejshme.

d.b/shqiptarja.com