Pas 5 vitesh policia shpall në kërkim një 42-vjeçar i cili është denoncuar se para liberalizimit të vizave falsifikonte dokumente me qëllim kalimin e kufirit të Shqipërisë.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim Besnik Pacin i cili përkundrejt pagesës 3 mijë dollarë ka marrë përsipër të ndihmojë të kalojë kufirin një çift bashkëshortrish.
Besnik Paci është denoncuar nga P.Gj pasi djali dhe nusja e tij gjatë momentin të mbërritjes në aeroportin e Zvicrës janë kthyer për shkak se janë vënë re falsifikim i dokumentave ndërsa Besnik Pacin ka refuzuar t’i kthejë shumë e dhënë.
Shqipëria ka përfituar nga liberalizimi i vizave prej dhjetorit të vitit 2010.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com