‘Familja është e shenjtë!’ Myslimanët dhe shoqëria civile protestë në Elbasan: Ndaloni projektligjin për nënat surrogate!

Prindër, fëmijë e gjyshe protestuan në Elbasan kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili njeh surrogacinë, ndërprerjen e shtatzënisë në moshën 16-vjeçare pa dijeninë e prindit dhe sterilizimin e të rinjve.

Protesta u iniciua nga shoqëria civile, me prezence të komunitetit fetar mysliman, të cilët edhe me herët kanë bërë kërkesa për ndërprerjen e konsultimit publik për këtë projektligj.

“Kjo lëvizje është shkatërrim i familjes. Shoqëria jonë ka aq plagë sa duhet të rregullojmë ato jo te hape plagë të reja”, tha një grua, protestuese.

“Jemi kundra projektligjit që duan të paraqesin në parlament. Aq më tepër për atë akt të turpshëm ku dy vajza kurorëzuan martesën e tyre në institucionin e bashkisë. Kemi dalë për të mbrojtur familjen. Merren iniciativa të tilla që vënë në rrezik familjen, tha Dorian Balliu, Imam.

“Kanë ndodhur tre ngjarje, që janë me të njëjtën logjikë, ndryshimin e strukturës së familjes. Po parashikohet një lloj dhënie mitrës së nënave me qira. Surrogacia do të marre në qafë ato gra dhe vajza që kanë probleme familjare. Projektligji ju mundëson dhe të huajve që të bëjnë këtë proces. Do të kemi marrëdhënie tregtie. Pra fëmija do të jetë një mall”, tha Gentian Sejrani, jurist.

Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues, hartuar nga Ministria e Shëndetësisë është duke u diskutuar në konsultim publik dhe ende nuk ka mbërritur në Kuvend.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myslimani devotshëm: 03/06/2024 20:24

    Shumë turp që i indoktrinizojne femijet. Vetem mysliman ka aty kot thoni shoqeri civile se shoqeria civile nuk do te sulmoj te drejtat e njeriut sic jane te drejtat LGBT. Shqipieria nuk do te behet diktatur islamike, kush nuk eshte dakort te shkoj ne iran e arabi, e kane rrugen e hapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë mbi akuzat për spiunazh

Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë mbi akuzat për spiunazh