'Familja institucioni më i sigurt në planet', sociologu Gëzim Tushe: Jemi në ditët më intensive të betejës me koronavirus! (VIDEO)

‘Duke besuar dhe duke dëgjuar në mënyrë të veçantë ekspertët do t'ja dalim të mposhtim virusin Covid 19, i cili ka pasoja të paparashikuara’.

Ky është mesazhi i sociologut Gëzim Tushe i cili thotë se jemi në ditët më intensive të betejës ndaj koronavirusit.

“Jemi në ditët më intensive të betejës sonë kombëtare por edhe më gjerë me Covid-19, me një virus dinak, të tmerrshëm, me pasoja të paparashikuara. E rëndësishme është që jemi bashkë, të përgatitur për tu ndeshur me këtë të keqe" është një pjesë e video mesazhit të tij.

Duke besuar se me disiplinë do të dalim nga kjo situatë pa pasoja të rënda, sociologu thotë se mbyllja në shtëpi nuk është shkelje e të drejtave të njeriut, por një izolim i shëndetshëm dhe kusht i nevojshëm.

Për të familja është Institucioni më i sigurt në planet dhe i shikon pozitive ditët e karantinimit, pasi sipas tij po forcon akoma dhe më tepër mardhëniet familjare.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë