SARAJEVË – Që dimri nuk sjellë gëzim për të gjithë fëmijët tregon shembulli i familjes Seferoviç, e cila “luftën” me temperaturat e ulta e bën në një shtëpizë të improvizuar në lagjen Ilidza pranë Sarajevës.

Pamjet mahnitëse të dimrit që kanë “kapur” këtë qytet e rrethon pamja e disa shtëpive të improvizuara, të bëra kryesisht nga druri me një dritare të mbështjellë në akull. E ndriçuar me dritën e zjarrit në një furrë të vjetër, e cila do të thotë jetë për ta, fytyrat e të vegjëlve në dritaret tregojnë mjaft.

Dimri për më të vegjlit, dhe në mesin e 20 banorëve të këtij vendbanimi janë 15 fëmijë të moshës nëntë muaj deri 12 vjeç, ka sjellë gëzim jetëshkurtër. E kanë pritur në veshje të verës. Disa minuta lojë në dëborë dhe pason grumbullimi rreth zjarrit... dhe gjithçka nga e para.

10-vjeçarja Azra Seferoviç ekipin e Anadolu Agency (AA) në dëborë e ka mirëpritur pa këpucë. Siç tha, dëshira më e madhe e saj është të shkojë në shkollë, ashtu siç jetojnë moshatarët e saj, por kur vjen dimri e gjitha çka ajo dëshiron është të ketë veshmbathje dhe që shtëpia e saj të jetë më e ngrohtë. Vëllai i saj një vjet më i ri, dëshiron të njëjtën gjë.

Në kasollën pranë jetojnë Emina Seferoviç me shtatë fëmijët dhe burrin. Fëmija më i vogël është nëntë muaj, më i vjetër 12 vjeç. Aty jetojnë tashmë tetë vjet. Siç tha, në dimër fëmijët fillimisht gëzohen, por kur shfaqen temperaturat minus luftën e zhvillojnë vetëm për drurët të cilët nuk kanë mjaftueshëm.

"Netët janë shumë të ftohta. Sot ishte shumë ftohtë, era e mori çatinë. Fëmija më i vogël është sëmurë. Jemi të uritur dhe të etur. Të kishim pasur të paktin rroba për fëmijët, kjo është e gjitha", ka thënë Emina.

Ajo shtoi se nganjëherë marrin ndihmë në formë të ushqimeve bazë dhe veshje për fëmijë, por këtë dimër e kanë pritur jo të përgatitur mirë, "edhe vet mund të shihni se si fëmijët duken".

Thotë se jetojnë me grumbullimin dhe shitjen e gjësendeve të ndryshme të dorës së dytë, por dimri është një stinë "që nuk ka mëshirë". "Nuk kemi batanije, asgjë. Po të kishim pasur çati mbi kokë gjithçka do të ishte më ndryshe", shtoi ajo.

Fytyrat e fëmijëve, të cilët ulur në dritare shikojnë si bie dëbora ndërkohë që barakat i përfshin nata, megjithatë janë të buzëqeshura. Çdo vizitorë ata e përcjellin dhe e presin me buzëqeshje.

Banorët bujarë të këtij vendi hapin dyert e shtëpive të tyre modeste çdo mysafiri, duke përfshirë edhe dimrin, edhe pse mund të ishte fatal për ta.