Këtë të shtunë vajza e ish-presidentit Bamir Topi, Nada do të zhvillojë ceremoninë e martesës me Gurten Papulin, ku mes 500 të ftuarve do të ketë dhe një të ftuar special, këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi. Këto janë vetëm disa detaje të ceremonisë martesore të çiftit Nada dhe Gurten, pasi e veçanta e kësaj dasme është ndjekja e traditave të tironsëve. Vajza e ish-presidentit, Nada ka nisur ceremoninë e dasmës sipas traditës së vjetër. Plot një javë dasëm deri ditën e djelë, kjo është atmosfera në familjen Topi gjatë këtyre ditëve.

Familja Topi ka nisur dasmën me një darkë organizuar në hotel “Mondial”, ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur jo vetëm në fushën e politikës, por edhe të fushave të ndryshme si, artistja Margarita Xhepa, Vitore Sallaku, Roza Anagosti. Ndërkohë, atmosfera e beqarisë mes mihësh është ndezur akoma më shumë me këngët e mrekullueshme të Irini Qirjakos e cila për gati 30 minuta ndezi sallën e “Diplomatit”.

Sipas burimeve, këngëtari Albano Carrisi ka pranuar me kënaqësikëtë ftesë, mes impenjimeve të shumta në këtë sezon vere, i cili do t’ju falë kënaqësinë të ftuarve me zërin e tij brilant. Veç surprizave që do të ketë familja Topi ditën e shtunë, ata i kanë fokusuar sytë nga moti, edhe pse gjithçka duket se është gati. Në gëzimin e tyre të parë, bashkëshortët Bamir dhe Teuta Topi, gjatë gjithë kësaj kohe janë munduar që tradita e ndërthurur me modernen të mbizotëroj në dasmën e parë, duke ndërtuar në vilën e tyre një mjedise përrallor. Veç merakut të kohës, vila luksoze e familjes Topi prej ditësh gumëzhin nga gëzimi, një gëzim që as shiu nuk mund ta ndal, pasi një tendë gjigante rri në gatishmëri për ceremoninë e dasmës. Duke iu uruar një jetë të lumtur çiftit Nada dhe Gurten, presim të zbulojmë të tjera surpriza të kurorëzimit të dasmës.

nada topi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)