Një 17-vjeçar është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa e tij në Korçë. Sipas policisë, ka qenë babai i adoleshentit që ka denoncuar në polici humbjen e të birit.

Ndërsa policia thekson se po punon për gjetjen e tij.

“Korçë/ Më datën 10.10.2025, ka bërë kallëzim shtetasi E. A., se është larguar nga banesa  djali i tij 17 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij;”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, së Korçës për veprime të mëtejshme.