TIRANE - Familja e Artan Metës, 45-vjeçarit shqiptar i cili ndërroi jetë ditën e hënë në Villasor pasi u dhunua nga një i ri italian, ka vendosur të dhurojë organet e emigrantit, një gjest i vyer për shpëtimin e tre jetë njerëzish.
“Do ta kishte dëshiruar edhe vetë Artani”, shprehen familjarët e tij.
Artan Meta u dhunua nga një student italian në ambientet e një lokali ku ai punonte si barist në Villasor të Italisë.
Pas 4 ditëve në koma, 45-vjeçari nuk mundi t’ia dilte dhe humbi jetën pas sulmit me shkelma dhe grushte nga 18-vjeçari italian Nikolas Melis.
Ndërkaq, në rrjetet sociale është organizuar një grup për mbledhjen e parave për të ndihmuar familjen shqiptare në transportimin e trupit dhe varrimin e Artanit në Shqipëri.
Artan Meta ndërroi jetë rreth orës 16:00 në spitalin “Brotzu” , ku u shtrua në gjendje shumë kritike. Mjekët e kishin operuar për të ulur hematomën në kafkën e tij, por gjendja e tij shëndetësore, sipas bluzave të bardha ishte dëshpëruese, derisa sot, lajmi i vdekjes së tij ka tronditur të gjithë vendin.
Artan Meta, baristi në “Mondial” bar, ishte i njohur dhe i pëlqyer pothuajse nga të gjithë banorët në Villasor, shkruajnë mediat italiane. Të enjten ai i ishte afruar 18-vjeçarit duke e qortuar pasi ky i fundit kishte qëlluar makinetën shitëse të cigareve, pasi nuk i kishte kthyer kusurin. Por i riu italian reagoi egërsisht ndaj 45-vjeçarit shqiptar duke e qëlluar me shkelma e grushte, e për t’u mburrur më tej edhe në Facebook për sulmin e kryer. Studenti italian fillimisht u akuzua nga policia për lëndime të rënda, por tani pritet të përballet me akuzën për vrasje.
Në nder të Artan Metës, do të zhvillohet një kortezh në rrugët e qytezës ku ai banonte.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com