VLORË - Familjarët kishin denoncuar si të zhdukur në det të hapur, në Adriatik, por janë gjetur në Korçë. Historia e cila nisi si tragjedi dhe angazhoi një sërë institucionesh në kërkime mbyllet pas disa orësh.

Edmond Osmënaj, për të cilin bashkëshortja e kishte deklaruar të zhdukur në det të hapur që prej të hënës së 3 nëntorit gjendet në Korçë, bashkë me Gaqo Gjinin, peshkatarin e deklaruar të humbur nga familjarët.

Fillimisht denoncimi për humbjen e kontaktit me familjarët e tyre e dha i vëllai i Gaqo Gjinit. Kastriot Gjini informoi se i vëllai me Edmondin kishin qenë bashkë në det të hapur por më pas kishin humbur kontaktet.

Më vonë Qendra Ndëroperacionale Detare e Durrësit flet vetëm për një denoncim atë të bashkëshortes së Edmond Osmënajt. Sipas këtij denoncimi Osmënaj ishte larguar nga Brindizi drejt Vlorës me një motobarkë të hënën  dhe që prej asaj dite kishte humbur kontaktet. Më pas policia e Vlorës thotë se kemi të bëjmë dhe me një denoncim tjetër, atë të humbjes së Gaqo Gjinit, një peshkatar i cili të hënën kishte dalë të peshkonte nga Radhima.  Kërkimet e djeshme në det,u njoftuan se në mëngjes ishin ndërprerë pasi ishte moti i keq. Por në orët në vazhdim u mësua se të dy ishin gjetur në Korçë, së bashku.  

CFARE NDODHI HAP PAS HAPI NGA DENONCIMI I PARE DERI TEK GJETJA NE KORCE E TE ZHDUKURVE

Bëhej fjalë për një tregtar të mjeteve lundruese dhe një peshkatar. Bashkëshortja e Edmond Osmënaj, denoncon zhdukjen e 57 vjeçarit prej së hënës, (3 nëntor) kur me një motobarkë 6 metra ka qenë duke udhëtuar nga Brindizi drejt Vlorës.  I vellai i peshkatarit Gaqo Gjini, 27 vjeç denoncoi humbjen e kontaktit, pasi ishte larguar nga Rradhima për të peshkuar dhe kishte humbur kontaktet.

ORA 07: 45 DENONCOHET HUMBJA E TREGTARIT TE MJETEVE LUNDRUESE
Reth orës 07: 45, vjen informacioni se 57 vjeçari tregtar i mjeteve lundruese rezultonte të kishte humbur në det të hapur prej të hënës.
Lajmi u konfirmua si nga policia e Vlorës ashtu dhe nga Qendra Operacionale e Durrësit. Fillimisht u raportua se në motobarkë ishin tre persona, por si ministra e Mbrojtjes ashtu dhe Qendra Operacionale e Durrësit sqaruan më pas se kemi të bëjmë me denoncim për zhdukjen e një personi të vetëm, me emrin Edmond Osmënaj i cili merrej me shitjen e mjeteve lundruese

ORA 10:00 QENDRA NDEROPERACIONALE: ZHDUKJEN E TREGTARIT E DENONCOI GRUAJA
Në orën 10:00 Drejtoria Operacionale e Durrësit informon se bashkëshortja e  Edmond Tofik Osmënaj 57 vjeç, Violeta Osmëni kishte bërë denoncimin në policinë e Vlorës.  Sipas forcave blu të këtij qyteti të shtunën e 2 nëntorit,  Edmond Tofik Osmënaj 57 vjeç është larguar në drejtim të Italisë nga pika e kalimit kufitar Porti Vlorë, me tragetin Vlorë-Brindizi. Të nesërmen sipas dëshmisë së gruas, 57 vjeçari është nisur nga Brindizi në Vlorë me një motobarkë rreth 6 metra pasi dyshohet se merrej me shitblerje të mjeteve lundruese.

KERKIMET U NDERPRENE PER SHKAK TE MOTIT TE KEQ
Policia thotë se është njoftuar Qendra Ndëroperacionale Durrës, roja bregdetare dhe Guradia di Financa me qëllim koordinimin e veprimeve për operacionin e kërkim shpëtimit. Në orën 10: 20 informoi A1 Report se Qendra Ndëroperacionale e Durrës  se kërkimet për 57 vjeçarin kanë nisur që dje , ndërsa momentalisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të keq.  

ORA 11: 41 POLICIA INFORMON PER ZHDUKJE EDHE TE PESHKATARIT
Në orën 11: 41 minuta policia e Vlorës raporton dhe për denoncimin e dytë.
Vlorë, më datë 06.11.2013, ora 10.00, në Drejtorin e Policisë Qarku Vlorë, është paraqitur shtetasi Kristaq Gjini, vjec 27 banues në Vlorë vëllai i shtetasit Gaqo Jorgji Gjini, i datelindjes 18.03.1980, i cili ka denoncuar zhdukjen e tij. Sipas deklarimeve të këtij shtetasi i vellai i tij është larguar nga Radhima para tre ditësh duke i thënë se do të dalë për peshkim. Nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me familjarë të tij. Sqarojmë se për personat që janë denoncuar si të zhukur nga Policia janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

ORA 12: 22 MINISTRIA E MBROJTJES: GAQO GJINI U GJET NE KORÇE
Në orën 12: 22 Ministria e Mbrotjes përmes zëdhënes për shtyp deklaroi se  Gaqo Gjini ishte gjentur në Korçë

ORA 14: 17 MINISTRIA E MBROJTJES: TE DY U GJETEN BASHKE, ISHIN NE KORCE
Ministria e Mbrojtjes informon se u gjet edhe personi tjetër i zhdukur në det.  "Edmond Osmënaj ka kontaktuar me familjen dhe ka qenë me Gaqo Gjini, të dy bashkë në Korçë".

Policia e Vlorës nis hetimet për denoncim të rremë si dhe për zhdukjen e tyre, deri në momentin kur të paraqiten para policisë. 

(Lajmi u perditesua ne vazhdim )

Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)