Familjet fierake dhe vlonjate kanë shpenzimet më të larta për shëndetin (Raporti)

Familjet fierake dhe vlonjate kanë shpenzimet më të larta për shëndetin (Raporti)

Familjet fierake dhe vlonjate kanë shpenzimet më të larta për sa i përket shëndetit në raport me totalin e shpenzimeve që ato kryejnë.  Nga të dhënat e publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017,  Qarku i Fierit mbante rekordin për peshën më të lartë të shpenzimeve për shëndetin, me 5.1% të totalit të shpenzimeve.

Qarku i Fierit është i klasifikuar si një vend me nivel të lartë të ndotjes për shkak të hidrokarbureve sipas autoriteteve.

Më pas renditej Vlora, ku shpenzimet për shëndetin i peshuan familjeve vlonjate rreth 4.9% të totalit të shpenzimeve, rreth 1 pikë përqindje më e lartë se mesatarja kombëtare e peshës për shpenzimet për shëndet.

Shpenzimet më të larta se mesatarja janë raportuar edhe në Berat, me 4.6% dhe në Gjirokastër me 4.5%. Qarku i Gjirokastrës prej vitesh po vuan fenomenin e plakjes së popullsisë, gjë e cila shoqërohet edhe me shpenzime të shtuara për shëndetin.

Në kryeqytet pesha për shpenzimet për shëndet është 4.1% e totalit, më rritje. Sipas ABF në 2017, pesha e shpenzimeve për shëndet llogaritej 3.9%.

Në qarqet e tjera të vendit, si Durrësi, Shkodra, Lezha, Korça dhe Elbasani, pesha e shpenzimeve për shëndetin varion nga 3- 3.8% e totalit. (shiko grafikun)

Pesha më e ulët e shpenzimeve për shëndet është Kukës dhe Dibër. Në Kukës pesha e shpenzimeve për shëndet ishte sa 2.4% e totalit të shpenzimeve. Ndërsa Dibra ka shënuar përqindjen më të ulët të shpenzimeve për shëndetin.

Për sa i përket Bashkimit Europian, sipas Eurostat shpenzimet e familjeve për shëndet ishin sa 4% e totalit. Belgjika mban rekordin për peshën më të lartë ndër vendet anëtare të BE-së me 6.6% të totalit. Pas saj renditen Çekia me 6.3% dhe Rumania me 6%. Në Gjermani shpenzimet për shëndet ishin 5.2% e totalit. Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore po vuajnë gjithashtu prej fenomenit të plakjes./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/01/2019 21:06

    Për cilin shendet behet fjalë që lalucëria dhe gjoksgropëria nuk ka, atë psiqik? Mjeku psiqatër apo nevrologu duhet te vizitojë gjith leprit xhuxhë e lalucët bashkë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë