Fan Noli, Vlerësime në Harvard
për 100-vjetorin e Lindjes

Fan Noli, Vlerësime në Harvard<br />për 100-vjetorin e Lindjes
TIRANE- Një kronikë gazetareske e vitit 1992 e zbuluar nga Observer të shtyn për një kërkim më të thellë arkivor rreth figurës së Fan Nolit. Shohim sesi shqiptarët e Amerikës kanë qenë të magjepsur dhe e kanë konsideruar si liderin e tyre peshkop Fan Nolin. Në këtë kontekst vihet re se Fan Noli nuk ka qenë vetëm një lider shpirtëror, por edhe një lider i ideve politike dhe kombëtare përparimtare. Reporteri i Observer ka përshkruar sesi 31 vjet më parë në datat 1 dhe 2 maj të vitit 1982 është festuar 100-vjetori i kryepeshkopit Theofan S. Noli (1882-1965) në Boston.

Ajo që mësojmë përmes rreshtave të kronikës së kohës është se Kryepeshkopi Fan Noli ka qenë një figurë e vlerësuar edhe nga amerikanët. Ja një përshkrim sesi njeriu më i rëndësishëm i letrave shqipe, Fan Noli, ky ish-student i Harvardit rikthehet atje për 100-vjetorin e lindjes duke u vlerësuar si një ndër yjet e tij. Ja si përshkruhet festimi i 100-vjetori të lindjes së Nolit:
“Më 1 dhe dy maj të këtij viti, shqiptarët dhe miq të Shqipërisë ishin mbledhur në Boston, Massachusetts, për të nderuar kujtimin e udhëheqësit të tyre të madh, dhe më vonë priftit Theofan Stylian Noli. Kishin ardhur me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së tij, 1882-1982”. Në artikull shkruhet se peshkop Noli njihet si një nga figurat më të shquara të historisë bashkëkohore shqiptare. Ai është themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Në vitin 1924 ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë dhe si delegat në Lidhjen e Kombeve, ku theksohet se “ai luajti ndoshta rolin kryesor në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e kombeve në vitin 1920”.

Gjithashtu, shkruhet se: “Në fushën e letrave shqipe, Noli ka një rol parësor si përkthyes në gjuhën shqipe i veprave të Shekspirit, të Ibsenit, Servantesit, Ibanezit, Longfellout, etj. Si studiues dhe kritik ai fitoi famë me studimin e tij “Bethoveni dhe revolucioni francez”, por edhe për Historinë e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”. Pasi janë përmendur arritjet dhe shërbimet e tij për kombin shqiptar nga artikulli mësojmë se një program i gjerë dyditor me aktivitete për të nderuar Nolin është sponsorizuar dhe organizuar nga Kryedioqeza Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe Shoqatat shqiptare, ku theksohet se “Universiteti i Harvardit ka luajtur një rol kryesor”.

Në artikull përmendet edhe diplomimi për master i Nolit në Harvard dhe shkruhet se: “Ceremonitë filluan me një simpozium të shtunën, më 1 maj, në Sallën e Ralph Waldo Emerson në kampusin e Harvardit. Dita e bisedimeve dhe diskutimeve të gjata filloi me një fjalim përshëndetës të Prof Albert Lord, në Universitetin e Harvardit, i cili bëri përshëndetjen e mirëseardhjes. Pas fjalës së Lordit, audienca me mbi 150 njerëz dëgjoi vlerësimet për introdukta e shkurtra nga tri persona të tjerë: Arthur E.Liolin, Kancelari i Kryedioqezës ortodokse shqiptare; Anthony Athanas, pronar i restorantit të mirënjohur dhe kryetar nderi i shoqatës së Nolit, dhe Dr. Nicholas C. Pano, Kryetar i Shoqatës së Studimeve Shqiptare.”
 
Përshkrim nga simpoziumi në nderim të kryepeshkop Th.S.Nolit
 
Në këtë përshkrim del në pah se ka edhe një fjalim të Arshi Pipës, që është mbajtur në këtë 100-vjetor. Përmbajtja nuk përshkruhet, por theksohet se ka qenë një “fjalim i mprehtë”. Gjithashtu ka përshkrime të mënyrës madhështore të festimit të 100-vjetorit të lindjes ku nuk mungon edhe kontributi i shqiptarëve që jetojnë në SHBA:
“Seanca e mëngjesit e këtij simpoziumi ishte kryesuar nga Prof Janet Byron i Cleveland State University. Folësi i parë ishte Prof Arshi Pipa i Universitetit të Minesotës në Mineapolis. Ai paraqiti një diskurs të mprehtë me temën “Noli si një figurë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Pipa u pasua nga Prof. Bajroni që foli shkurt, por në një mënyrë specifike për “Nolin si përkthyes”, duke përdorur si material një fragment nga Hamleti dhe duke e krahasuar me versionet anglisht dhe shqip të atij fragmenti. Seanca përfundoi me leximin e letrës përshëndetëse të Prof John Kolsti i Universitetit të Teksasit në Austin. Vëmendja e audiencës është tërhequr gjatë diskutimeve mbi temën “Noli dhe prekursorët e Lindjes së letërsisë moderne shqiptare", etj, etj. Fjalime të tjera kanë vijuar edhe nga emra të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe nga profesorët amerikanë, ku nuk kanë munguar temat për “karrierën politike të F.S. Nolit” nga Prof.Panoof Western, duke përfunduar me një pritje në Harvard Yard në shtëpinë e ish peridentit të Harvardit, ku “Kuarteti i harqeve i Konservatorit tw Muzikës, New England ka luajtur muzikë për nder të Thoefan Nolit me ku ishte i ftuar veç të tjerëve edhe Dr. Derek Bok , presidenti i Harvard. 

Gjatë pushimit të drekës, mysafirët dhe folësit ishin të ftuar të marrim nga njw racion tw shijshëm nga lakrori byreku shqiptare dhe një shumëllojshmëri pastash, tw përgatitur nga shoqata e grave “bijat e Shën Gjergjit - Katedralja St . Xhorxh. Ky wshtw emri i katedrales shqiptare në Boston. Nw në hapjen e sesionit të pasdites, audienca ndoqi një prezantim tw shpejtw mbi jetën metropolitane tw Nolit nga Linda Çako, një grua e re, e gjallë dhe me prejardhje shqiptare, e cila jetonte në zonën e Bostonit. Programi i aktiviteteve të së dielës, më 2 maj filloi me një liturgji hierarkike në Katedralen e Shën Gjergjit, që përfshinte himne të shqipëruara sipas peshkop Nolit. Pas liturgjisë të parnishmit mblidhen në sallën e katedrales për të parë një ekspozitën e relieveve të Niloi, organizuar nga David Kosta .

Ngjarja që mbylli programin dyditor ishte Banketi përkujtimor në restorantin Anthony Pier 4, në Boston. Rreth treqind njerëz morën pjesë në banket. Ndër të ftuarit ishte një shok klase i peshkop Nolit, peshkopi John Demirjian nga New England Conservatory of Music, ku Noli ishte student. Peshkopi Marko i Kryedioqezës shqiptare bekoi të pranishmit, dhe pas kësaj të ftuarit u ulën në një darkë të kushtueshme, e cila ka si pikë referimi Pier 4 në Boston.

Banketi përfshinte një listë të gjatë të folësve të udhëhequr nga z Athanas, i cili mbajti fjalimin kryesor. Ai u duartrokit shumë herë në rrjedhën e kujtimeve të tij personale rreth Nolit. Folës të tjerë ishin: Louis Prifti nga Arlington, Virxhinia, i cili kishte pasuruar arkivat e Noli me dhurimin e kasetave të bëra me fjalime dhe biseda nga Noli. Dr. Sami Repishti, shqiptaro-amerikan erdhi nga Nju Jorkut; Dhimitër Nikolla, kryeredaktor letrares shqiptare “Liria” në Boston ; Znj Persefoni Karchenes , president i organizatës “Bijat e Shën Gjergjit”; Dr Andrew Elia, presidenti i Federatës Pan- shqiptare e Amerikës, Vatra. dhe z Thomas Sotiri, Kryetari i Kryedioqezës. Në mbledhje gjithashtu u dëgjua një ushtimë me të cilën e ka nderuar peshkop Nolin Shkëlqesia e Tij, Edëard J. King, Guvernator i Fderatës së Massachusetts.

Nancy Sotiros dhe Firence Pano argëtuan turmën me recitimet e dy poezive nga Fan S. Noli. Aktivitete të tjera përfshinin ofrimin e një fragment nga një fjalim të Nolit në Lidhjen e Kombeve nga dhe një interpretim koral nga koristë e talentuar të Usterit , të drejtuar nga Van Christo , një figurë udhëheqëse shqiptare në Boston. Njëqindvjetori i Nolit u prit shumë interes jo vetëm te shqiptarët e Nju Jorkut, por  edhe tek një numër i madh i dijetarëve joshqiptarë dhe miqve të Shqipërisë nga zona e Bostonit dhe më gjerë”, përfundon shkrimi i Observer.

Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj

Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj