Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar më të shpejtë që shënoi ndaj Italisë në sekondën e 23.

Bluza që ai kishte veshur në sfidën me Italinë ka dalë në ankand dhe për të janë ofruar deri tani 2100 euro.

25-vjeçari, pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare pasi goli i tij është më i shpejtë i shënuar në 17-të turnetë e Europianit.

Pritet që  me kalimin e orëve të ofrohen shuma akoma më të larta, por tendenca është e qartë: Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi.