Fanellat e zeza i sjellin sërish fat
Shqipërisë, bestytnia po funksionon

Fanellat e zeza i sjellin sërish fat<br />Shqipërisë, bestytnia po funksionon
Shqipëria zbriti në fushën e blertë të "Stade de Lyon" me fanellën e tretë, atë të dominuar nga nuancat e theksuara të ngjyrës së zezë. Duket se është kjo fanella që i sjell fat kombëtares shqiptare të futbollit, pasi ndaj rumunëve kuqezinjtë fituan 1:0 ndeshjen e tretë në Grupin A, pas dy humbjeve radhazi.  

Në ndeshjen e parë debutuese, atë ndaj Zvicrës, Shqipëria luajti me fanellën kuqezi, bluza e kuqe dhe tutat e zeza. Ndeshjen e dytë përballë Francës vendase, kombëtarja luajti me bluzën e dytë, atë të dominuar nga ngjyra e bardhë.

Ndërsa në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, kombëtarja shqiptare luajti me fanellën e saj të tretë, atë që është krejtësisht e zezë. Por pse kjo zgjedhje? Kuptohet se nuk bëhej fjalë për përplasje ngjyrash mes fanellave të të dy kombëtareve rivale, pasi fanella zyrtare e Rumanisë është me ngjyrën e verdhë.

Zgjedhja e fanellës së tretë lidhet me diçka tjetër dhe kjo realisht vlen për supersticiozët. Fakti është që për kuqezinjtë kjo po funksionon. 

Ndeshjen e fundit në eliminatoret e "Europianit 2016", atë ndaj Armenisë, kombëtarja e luajti pikërisht me fanellën e zezë dhe arriti një fitore bindëse 0:3, duke siguruar kualifikimin direkt në "Euro 2016". Kjo duket se është edhe arsyeja pse kombëtarja e Shqipërisë luajti me fanellat e zeza në takimin e fundit dhe vendimtar për ecurinë e mëtejshme të kuqezinjve në "Euro 2016".    

Dhe ndeshja u fitua bindshëm 1:0, duke rritur maksimalisht shanset për kualifikimin në 1/8. I çuditshëm është gjithashtu fakti se në dy të dyja këto ndeshje golin vendimtar e ka shënuar Armando Sadiku. Në Jerevan të Armenisë, Sadiku shënoi golin e tretë i cili siguroi kualifikimin e Shqipërisë në Europian.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë