Fansja i drejtohet keq Lori Hoxhës: Mos i harxho lekët kot, bëj një kontribut për shoqërinë

Fansja i drejtohet keq Lori Hoxhës: Mos i harxho lekët kot, bëj një kontribut për shoqërinë

Lori Hoxha, blogere

Blogerja e njohura Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur dhe më aktivë në rrjetet sociale.Ajo publikon vazhdimisht foto nga jeta e përditshme ku shfaqet nëpër udhëtime dhe e veshur me rroba të markave të ndryshme. Pavarësisht se ka krijuar shumë fansa nuk mungojnë ata që e kritikojnë për jetën luksoze që ajo bën.

Së fundmi një nga fansat e saj i ka lënë një koment që Lorit nuk i ka pëlqyer aspak.  Fansja i shkruan se duhet të bëjë kontribute për shoqërinë dhe mos t’i harxhojë lekët kot me udhëtimet e saj, pasi sipas saj ajo thjesht duket si një pasanike që si duhet të punojë për të siguruar jetën. “Duke qenë se je një figurë publike, duhet ta plotësosh Instagramin me disa postime të tipit “kontribut për shoqërinë”, që të mos duket sikur harxhon lekë kot, je një ‘trust fund baby’ (pasanike që s’të duhet të punosh për të siguruar jetën) , gjithmonë me pushime dhe që pretendon se jeta nuk të ka rrahur më shumë se të tjerët” shkruan fansja.

Mirëpo ky koment nuk i ka pëlqyer aspak blogeres e cila i është kthyer menjëherë fanses: ‘Gjëja që ka rëndësi dhe kontribuon për shoqërinë ndodh pas dyerve të mbyllura.Kështu që shijoji gjërat sipërfaqësore, pasi për këtë je këtu. Ti ankohesh për gjërat false por kjo është gjithçka që do të shohësh. Unë publikoj gjëra të mira dhe herë pas herë flas për diçka që besoj. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, nuk kam çfarë t’i provoj asnjërit dhe as nuk dua.’

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blenard: 30/07/2018 12:53

    Sh mire i ka then ne shqiperi vajzat e pasura me leket e babit jan me injorantet e rruzullit mendojn se vetem ato e kan feminilitetin mes kembeve neveri rrofshin femrat e bukura e jo te bukura me mend ne kok

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)