Të flasësh për fantazitë erotike sot nuk është më një “turp”. Sipas një sondazhi të kryer në një emision të ri realizuar nga Yahoo "What about love", femrat në Itali të pyetura përpara kamerës shfaqin fantazitë e tyre në shtrat dhe jashtë tij, të cilat janë shumë të zhvilluara madje më shumë seç mendohej.

Ato radhitën disa situata që do t’i kënaqnin si psh: Të besh seks me më shumë se dy veta, të provosh me të panjohur, të rrezikosh gjatë marrëdhënies, të shikosh të tjerët gjatë aktit apo frika nga fakti se do zbulohesh nga çasti në çasti, madje edhe të zgjedhësh një vend jo komod.

Jo vetëm, që femrat tashmë shprehin hapur dëshirat e tyre “të çmendura”, por gjithashtu mendojnë se duhet t’i ndajnë edhe me partnerin, për të përmbushur dhe për ta bërë pasionante lidhjen në çift.

Sërish duke iu referuar sondazhit thuhet se femrat e ndajnë privatësinë e tyre edhe me mikeshat e afërta, duke iu vlejtur kjo si një mënyrë për të marrë eksperienca të reja.

(ad.ti/shqiptarja.com)