Në selinë e Partisë Demokratike kanë filluar përgatitjet për protestën që do të mbahet ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë.

Ajo që vihet re, është se veç flamujve të PD-së dhe atyre Kombëtar, si dhe pankartave me shkrime të ndryshme, aty janë shfaqur edhe ‘fantazmat’.

Mesa duket disa persona janë veshur si fantazma dhe në veshjen e tyre shkruhet ‘faleminderit z.Rama që i kthyetë studentët në fantazma’.

Ndërkohë në selinë e PD-së vihet re edhe një person që është veshur me një xhup të gjatë, me mbishkrime të ndryshme në të. Në shkrimet në xhupin e tij, qeveria shqiptare cilësohet si ‘mafia’ dhe duhet të ikë.

Kujtojmë se në protestat e thirrura nga Berisha ka pasur pak pjesëmarrje, por edhe akte dhune ndaj punonjësve të Policisë.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta e PD, Berisha mban fjalimin! 'Grupi i zjarrit' me maska, gati për të sulmuar Kryeministrinë