Faqja izraelite 'fshin' Kim Kardashian
nga fotoja: Simbol pornografik

Faqja izraelite 'fshin' Kim Kardashian<br />nga fotoja: Simbol pornografik
Edhe pse një nga emrat më të njohur në mbarë botën, Kim Kardashian jo rrallëherë është ndeshur me situata të pakëndshme. Dicka e ngjashme ka ndodhur në një portal hebre ultra – ortodoks në Izrael, i quajtur “Kikar HaShabbat”, ku fotoja në të cilën kishte dalë Kim Kardashian përkrah bashkëshortit të saj Kanye West dhe Kryebashkiakut të Jeruzalemit, u manipulua dhe 34-vjecarja u zhduk tërësisht nga plani fotografik.

Në foton e postuar në portalin hebre, Kim është mbuluar me anë të një fature, ndërsa në shkrim ajo përmendet si “gruaja e West” dhe jo në emër. “Kim Kardashian është simbol i pornografisë”, shpjegoi botuesi u website –it informativ për AP, ndërsa shtoi se e gjithë fama e yllit të reality, shpreh kulturën pornografike perëndimore dhe se kjo është diçka tepër e shëmtuar, që stafi i portalit dëshiron ta mbajë sa më larg lexuesit.
kardashian
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)