Farmacistët kërkojnë pezullimin e vendimit, Toma: Po shantazhohen për lidhje të kontratës

Farmacistët në gjithë vendin kërkojnë që të pezullohet vendimi për kontratën aktuale të barnave të rimbursueshme. Deklarata është bërë nga presidentja e urdhrit të farmacistëve Diana Toma, e cila vuri dhe një herë vëmendjen te presioni që po iu bëhet farmacistëve për lidhjen e kontratës.

Ndërkohë, farmacistët të pyetur nga Report Tv tregojnë dëmet që kanë pësuar me kontratën e re. Nëse dëshirohet të lidhet një kontratë dy palëshe mes fondit dhe farmacistëve do të duhet të anulohet vendimi i datës 5 maj për listën e barnave të rimbursueshme.

Diana Toma, Presidentja e Urdhrit të farmacistëve, shpjegon se kjo do të ishte garancia për bashkëpunimin e  palëve.

Farmacistët më kanë ngarkuar që të përcjell në emër të tyre kërkesën për pezullimin e vendimit nr.5 të datës 4 maj 2018, pasi për sa kohë nuk pezullohet ky vendim, kontratë e paraqitur paraprakisht dhe e miratuar në mbledhjen e kësaj date mbetet ende në fuqi. Dëshiroj ti përcjell institucionit të fondit, shqetësimin që kolegët më kanë përcjellë lidhur me presionin që punonjës të këtij institucioni kanë bërë karshi profesionistëve farmacistë, duke arritur deri në vajtjen pranë subjekteve farmaceutike në emër të institucionit që përfaqësojnë, me kontratë në dorë, duke i shantazhuar për lidhje të kontratës. Ju lutem jepini fund kësaj lloj marrdhënie.

Diana Toma, Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve

Ndërsa farmacistët tregojnë dëmin që kanë pësuar me hyrjen e barnave të rimbursueshme për vitin 2018.

Penalizohemi në çdo mënyrë në të gjitha pikat, duke filluar që nga rimbursimi,  jo vetëm kaq por edhe shitja me lekë në dorë që nuk lejohet tashmë, edhe alternativat e para që nuk na rimbursohen më. Stoku që kemi në farmaci  nuk e justifikojmë dot në dalje. Dhe përveç të gjitha këtyre,  jemi shumë të zhgënjyer nga ana e shtetit për çka nuk po merr asnjë farë mase për këtë gjë. Ky stok është blerë me një çmim X dhe ndërkohë, do të shitet me një çmim sa gjysma e vlerës me të cilën është shitur. Ky është një veprim arbitrar.

Farmacistët

Ditën e hënë në orën 11.00 farmacistët do të paraqiten në një tubim paqësor të përbashkët, ku qëllimi është realizimi i një kontrate dy palëshe paanshmërie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)