Marrin sot dozën e parë AstraZeneca, farmacistët për Report Tv: Mezi e prisnim! Duhet të ishim ndër të parët! Çdo vaksinë është njësoj

TIRANË- Pas shumë kërkesave në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë, sot do të nisë procesi i vaksinimit për farmacistët. Ditën e sotme do të marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneca 100 farmacistë në Tiranë, për të vijuar më pas edhe në qytetet e tjera të vendit. Ata shprehen se mezi e kanë pritur këtë ditë,duke thënë se duhet të kishte nisur më parë, pasi edhe farmacistët janë njësoj të rrezikuar si dhe mjekët.

"E kemi pritur me durim dhe jemi mbrojtur aq sa duhet dhe shpresoj që të na vejë mbajë", tha një farmacist.

"Jemi shumë të kënaqur që na erdhi radha, me kënaqësi do e bëjmë", tha një tjetër.

"Ne duhet të ishim të parët se shumë mjekë e kryenin punë dhe me telefon ndërsa ne ishim të detyruar që rrinim përballë të infektuarve, megjithatë atë e dinë kompetentë, por për fatin  keq në atë grup nuk ka një farmacist, Vaksina duhet të menaxhohet siç duhet, neve na kanë anashkaluar", u shpreh një tjetër".

Për ta, nuk është i rëndësishëm lloji i vaksinës, pasi si profesionistë që janë i dinë shumë mirë efektet që sjellin secila prej tyre. 

"Ne jemi profesionistë pranojmë të gjitha vaksinat, i dimë vaksinat e tyre, kështu që nuk ka pse të trembemi, s'ka asnjë frikë, mezi e kemi pritur", tha një farmaciste.\

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja