Meta si PD-ja: Të rriten testimet dhe të mbyllen fasoneritë nëse nuk garantohen kushtet

Presidenti Ilir Meta ishte në një linjë me Partinë Demokratike kur kërkoi rritjen e numrit të testeve dhe mbylljen e fasonerive nëse nuk garantohet siguria e punonjësve. Në konferencën për mediat që doli sot, kreu i shtetit kërkoi që nëse nuk garantohen standardet për mbrojtjen e kushteve të shëndetit në fasoneri atëherë këto aktivitete duhet të mbyllen dhe të mbështeten nga qeveria.

"Sa i takon çështjes së ditëve të fundit dhe të lajmeve shqetësuese që kanë ardhur kryesisht nga Kruja apo edhe nga Kurbini, është me mjaft rëndësi të respektohen kudo distancat sociale dhe të ketë kudo standarde të detyrueshme nga institucionet e shëndetit publik për çdo lloj aktiviteti. Çdo lloj nënvlerësimi do të ishte me kosto të jashtëzakonshme, pasi këto sakrifica që janë bërë për javë të tëra mund të shkojnë dëm dhe kjo do të jetë një kosto shumë e shtuar edhe financiare, edhe ekonomike, por edhe psikologjike për të gjithë qytetarët.

Kështu që duhet përqendrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar krijimin apo shpërthimin e vatrave të reja në mënyrë të paparashikuar. Nëse nuk garantohet standardet për mbrojtjen e kushteve të shëndetit aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen dhe punonjësit duhet të mbështeten nga qeveria" tha ai.

Ndërsa sa i përket testeve, Ilir Meta tha se duhet të rriten në mënyrë që të jemi më të qetë për vendimet që do të marrim për zhbllokimin e kësaj situate ekonomike, sociale, pasi problemet sa vijnë dhe bëhen më të mprehta."Së dyti, nga suksesi apo përmirësimi i kësaj situate do të varet edhe rihapja e ekonomisë gradualisht dhe të gjitha aktivitetet që do të ndodhin në mënyrë të sigurt, të qëndrueshme dhe të pakthyeshme pas, kështu që këtu duhet të jemi të përqendruar.

Së këtë drejtim dua të theksoj se është e rëndësishme të mos nënvleftësojmë asgjë, të rrisim numrin e testimeve, të rrisim efikasitetin e gjurmueshmërisë, të rrisim aftësitë izoluese të të gjitha këtyre rasteve në mënyrë që të jemi më të qetë për vendimet që do të marrim për zhbllokimin e kësaj situate ekonomike, sociale, pasi problemet sa vijnë dhe bëhen më të mprehta. Veç të tjerave është edhe çështja e arsimit, e vitit shkollor, kështu që mendoj që këtu duhet të përqendrohemi më shumë për momentin" tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19: I mbështes, të plotësohet kuadri ligjor dhe të informohen qytetarët (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik