Raporti i OSBE/ODIHR, Fatbardh Kadilli: Fryma është politike, raporti është procedurë

Raporti i OSBE/ODIHR, Fatbardh Kadilli: Fryma është politike, raporti është procedurë

Raporti i OSBE/ODHIR pohon edhe një herë deformimin e zgjedhjeve. Pohon përhapjen e gjerë të shitblerjes së votës. Pohon presionin mbi administratën. Pohon keqpërdorimin e mjeteve të pushtetit dhe avantazhe të tjera të padrejta të shfrytëzuara nga partia në pushtet. Pohon ndryshimin pa mirëkuptim të gjerë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Të gjitha këto pohime mund të thjeshtohen në një pohim të vetëm: Edi Rama nuk bën dhe nuk do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Ai ka dëmtuar rëndë demokracinë, pasi ka dëmtuar zgjedhjet që janë themel i saj.

Raporti mbështet ankesat e opozitës për zgjedhje. Por, si çdo raport rekomandon përmirësim të ligjeve dhe standardeve në të ardhmen. Opozita ka detyrim moral të vazhdojë të denoncojë shkeljet, dhe të imponojë rregullime për më shumë garanci në zgjedhjet e tjera.

Por, asnjë rregullim nuk na bën fitues vetvetishëm. Opozita ka detyrim edhe më të madh moral të krijojë shpresë dhe besim tek qytetarët. Opozita ka detyrim të jetë partner i besueshëm i qytetarëve dhe i çdo aktori të shoqërisë që kërkon konkurrencë të ndershme politike, ekonomike. Ka detyrimin të jetë partner i besueshëm i çdo institucioni që lufton krimin dhe korrupsionin e çdo forme. Ka detyrim të jetë partner i besueshëm i faktorëve ndërkombëtar që garantojnë ekzistencën dhe demokracinë tonë.

PD duhet të krijojë momentin e një energjie dhe force të re qytetare që të përmbysë me votë masive pushtetin.  Kjo është politike. Deri atëhere raportet mbeten procedurë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj