Lufta ndaj koronavirusit, ja 5 të drejtat kushtetuese që kufizohen (E PLOTE)

Lufta ndaj koronavirusit, ja 5 të drejtat kushtetuese që kufizohen (E PLOTE)

Foto ilustruese

Qeveria shpalli sonte gjendjen e fatkeqësisë natyrore nga koronavirusi, ndërsa thekson se në kushtet aktuale që ndodhet vendi gjendja e emergjencës parashikon kufizimin e të drejtave të  garantuara për qytetarët nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve. Por çfarë parashikojnë 5 nenet që citon qeveria në vendim? Shqiptarja.com i sjell më poshtë nenet çfarë u kufizohet qytetarëve, masa që janë të lidhura direkt me shtetrrethimin që është vendosur si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fakt disa nga kufizimet vijojnë prej disa ditësh, pasi vendi është në karantinë, ndalohet lëvizja nga njëri qytet në tjetrin apo lëvizja jashtë vendit dhe disa biznese janë mbyllur, ndërsa tashmë të gjitha veprimet janë vendosur në baza ligjore. Kosto shtesë nga ana financiare nuk do të ketë, pasi masat janë marrë nga qeveria, që publikoi pak ditë më parë paketën social -ekonomike për përballimin e situatës dhe parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Të drejtat që u kufizohen qytetarëve shqiptarë pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore
Neni 37

1. Paprekshmëria e banesës është e garantuar.

2. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj.

3. Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik

Neni 38
1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit. 2. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Neni 41
4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

Neni 49
1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.
2. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.

Neni 51
1. E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar.

2. Kufizime për kategori të veçanta të punësuarish mund të vendosen me ligj për t’i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë