Fatmir Mediu vijon rrugën pa Bashën, fillon mbledhjen e firmave për të dalë vetëm në zgjedhje! Pas Tiranës dhe Shkodrës prezanton kandidatët e PR në Fier

Ndarja mes Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës duket se është shumë e madhe. Kreu i Partisë Republikane vijon hapat për të ecur drejt zgjedhjeve të 25 prillit i vetëm.  Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloka, ka mësuar përmes burimeve se PR ka nisur mbledhjen e 5000 firmave të domosdoshme për tu regjistruar si subjekt për zgjedhjet e ardhshme.

Kjo tregon se Fatmir Mediu e ka seriozisht kur shprehet se nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me Lulzim Bashën do të garojnë të vetëm më 25 prill.

Ndërkohë që po sot, pas Tiranës dhe Shkodrës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar prezantimin e kandidatëve në qarqe, këtë herë në Shkodër.

Në fjalën e tij, teksa ka prezantuar 16 kandidatët, Mediu u shpreh se Partia Republikane është partia që beson tek prona private, si themeli i ndërtimit të ekonomisë së një vendi.

Sipas tij gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë dhe ka një përgjegjës Edi Ramen dhe regjimin e tij të korruptuar.

"Unë dua mundësinë për të konkurruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar. Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Çfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë? Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithsecili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje. Politika jonë, regjimi i korruptuar që kemi përballë, manipulimi i vazhdueshëm i jetës sonë, manipulimi që Edi Rama do që t`i bëjë zgjedhjeve, kërkon që republikanë, demokratë, njerëz të ndershëm, të bashkohen në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk mund t`a vëzhgojmë të keqen, ne duhet të përballemi me të keqen", u shpreh ndër të tjera Mediu.

Por ku kanë ngecur negociatat me PD dhe çdo të ndodhë me koalicionin e PD? Mediu thotë se "po vazhdojnë", në një kohë që kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur një marrëveshje me 3 parti aleate dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 21/01/2021 18:48

    Vallahi bilahi si eshte nxehur dhe si ka nare vrull Fatmir Gerdeci po na i mer 140 mandate, dhe 140 i ka ndare per vete te sigurta Shpetim pallaveshi i Cameve, 100 i ka ndare dhe Nafije doktoresha fallxhore e leshelise dhe me duket se 100 i ka ndare per vete dhe Bojken horri i vv dhe na e lane Bashen me gisht ne goje, ta po na bohet prape ministre shalegjata dymetroshe , koka me qoshe, kaptina boshe , Kajda gjoshe, surratnallonja, surrattepsija leshelija.

    Përgjigju
  • redi: 21/01/2021 12:57

    Pa ndihmen e PD ,Mediu nuk merr asnje deputet dhe behet gati per Gerdecin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak