'Po vazhdojnë negociatat me të gjithë aleatët dhe shumë shpejt do të keni njoftimin zyrtar nga grupi negociator". Ky ka qenë qëndrimi i fundit i kryedemokratit, Lulzim Basha në lidhje me negocitatat me aleatët për daljen në zgjedhjet e 25 prillit.
Këto deklarata kreu i PD i bëri pak minuta më parë teksa po hynte në selinë e partisë demokratike, ku po zhvillohen negociatat, sidomos me Partinë Republikane të Fatmir Mediut dhe PDIU-në e Shpëtim Idrizit, të cilat synojnë më shumë se një mandat të sigurt. Grupi negociator i PD është i përbërë nga Edi Paloka, Gazment Bardhi dhe Alfred Rushaj.
Negociatat mes republikanëve dhe Partisë Demokratike kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore. Megjithatë Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton.
Kujtojmë se Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate, dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë. Por mandate të sigurt në Qarkun e Tiranës synojnë edhe aleatët e tjerë Mediu i Republikanëve dhe Shpëtim Idrizi i PDIU, pretendimet e të cilëve janë më shumë se 1 kandidat.
Interesimit të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku se kur do të dalë opozita e bashkuar me një vendim final për listat, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se përtej kalkulimeve dhe renditjes së të gjithë kandidatëve, 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit.
“Kur të shpallen listat e deputetëve gjithçka do të jetë e qartë. Përtej kalkulimeve një gjë është e qartë si drita e diellit 25 prillit do të jetë dita e ndryshimit të madh”, tha Basha
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Shpëtim Idrizi: Politika s’ka pyetur kurrë për të drejtat e çamëve, do paraqesim program dhe për ata në diasporë
25 Janar, 17:37
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35