KOSOVE - Kalorësit e pavarësisë kurorëzojnë me sukses udhëtimin e nisur nga Kulla e Adem Jasharit në Prekaz më datë 21 nëntor dhe duke arritur në Vlorë më datën 28 nëntor.
Kalorësit kanë pasur një rrugë shumë të lodhshme dhe të mundimshme, duke kaluar në rrugë relativisht të vështira.
Në Vlorë kanë dorëzuar edhe flamurin e dhënë amanet nga Rifat Jashari për Vlorën e Pavarësisë. Flamuri i është dorëzuar Muzeut të Pavarësisë në Vlorë nga flamurtari i kalorësve Jeton Gashi, ku u inskenua dhe puthja e Flamurit në oborrin e muzeut.
Mesazhi i këtij udhëtimi ishte i qartë, duke qenë se në kalorësinë e grupit kishte kalorës edhe nga Vlora, Hysni Sadikaj dhe Fatmira Gjoni e vetmja femër që udhëtoi me kuaj për 8 dite rresht pa u dorëzuar.
“Nuk më mbetet gjë tjetër përveçse të falenderoj të gjithë bashkëkalorësit e mi Enverin, Jetonin, Artanin, Arbenin, Hysniun, Hysen, Nebiun, Albanin, Dinin, si dhe veterinerin tonë Korab Gungën, që së bashku realizuam këtë udhëtim historik për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë”, u shpreh e vemja kalorëse femër, Fatmira Gjoni.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com