Fatos Klosi: Visho Ajazi largoi
profesionistët, mori të politizuarit

Fatos Klosi: Visho Ajazi largoi<br />profesionistët, mori të politizuarit<br>
Ish-drejtori i SHIK-ut, Fatos Klosi në studion e Report TV ka analizuar dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika  gjatë ditës së sotme.

Në fjalën e tij ai  tha se emërimet në këtë organ  janë bërë fatkeqësisht nga politika duke larguar njerëzit profesionistë dhe në vendin e tyre janë zgjedhur njerëz që kanë qenë të implikuar me politikë.

Largimin e shefit të SHISH, Klosi e ka cilësuar si të papritur , duke shtuar se  në periudhën e demokracisë drejtuesi i këtij institucioni është larguar me shkarkim nga kryeministri, por më parë duhet të merrte dekretimin nga Presidenti i vendit.

I pyetur për zyrtarët amerikanë që janë parë gjatë ditës së sotme teksa vizitonin  ambientet e Shërbimit Informativ Shtetëror, ai e ka cilësuar si një diçka të zakonshme pasi  bashkëpunimi me CIA-n ka qenë shumë i ngushtë prej vitesh. Ai tha se ata kanë hyrë dhe kanë dalë nga ky institucion si në shtëpinë e vet, pra e cilëson si një marrëdhënie të ngushtë mes dy organeve të shërbimit informativ.

Sipas tij, dorëheqja e tij nga drejtimi i këtij institucioni ka patur një kompronis mes presidentit dhe kryeministri, largime të tilla pa kompromis nuk mund të ketë.

Intervista e Fatos Klosit në Studion e Report TV:

VIDEO/ Intervista e plotë në studion e Report TV, i ftuar Fatos Klosi

Si e keni parë dorëheqjen e Visho Ajazit, a është e papritur, si e keni parë ju këtë vendim në mes të diskutimeve, pra për fatin e tij në këtë pozicion së fundmi?
Për mua është e papritur, sigurisht, aq sa di unë, për punën e Shikut, pasi në neni e parë të tij thuhet se puna e tij është  sekrete dhe normalisht nuk duhet të komentohet, se nuk dijmë gjë. Shiku është përgëzuar për punën e mirë që ka bërë. Kështu që kjo dorëheqje të lë një cikë me dyshime, është kjo e vërteta apo janë ato që janë thënë më parë. Dorëheqja nuk është asnjëherë e thjeshtë, asnjëherë.

Si ndodh kur ndërrohet kreu i SHISH, çfarë procedurash ndiqen, kush është motivacioni, si funksionon?
Kreu i SHISH nuk është jequr me dorëheqje në përiudhën e demokracisë, është hequr me shkarkim. Procedura është shumë e thjeshtë, kryeministri është shefi direkt i shërbimit, shërbimi është pjesë e ekzekutivit, kështu që varet direkt nga kryeministri. Kryeministri propozon për ta emëruar ose shkarkuar, por në fund vendos Presidenti me dekretin  edhe për emërimin edhe për shkarkimin. Kjo që ndodhi këtë radhë është mbasi jo e zakontë, pasi është e para dhe duke qenë e para, sigurisht krijon pikëpyetjet e veta.

U duk sikur u ezaurua kaq shpejtë brenda një ore, u lajmëruam për mbërritjen zotit Rama në Presidencë dhe më pas patëm menjëherë patëm dhe emrin Helidon Bendon, dhe menjeherë patëm dhe reagimin zyrtar, kjo është  situatë e kopsitur dhe cfarë mund të themi për këtë figurë që ka 20 vjet për kontributet e dhëna?
Se di me thënë të drejtën dhe unë nuk e mbaj mend, unë kam  15 vjet që kam ikur, megjithatë kur më pyetëm  thash jo nuk më kujtohet. Nuk duhet të çuditemi për këtë  veprimet brenda një orë, pasi kanë qenë veprime procedurale dhe i ndjekin dhe mediat. Edhe dorëheqja edhe caktimi i zëvendësuesit, duhet biseduar me presidentin sepse nuk mund të shpallet, pasi presidenti mund të shpall bllof  dhe nuk e pranon. Natyrisht biseda e Kryeministri me Presidenti këtë  qëllim ka patur.

Ka lidhje kjo dorëheqje me këto ngjarje të bujshme?
Nuk e kemi shembujt e dorëheqjes, për mua është një dicka që nuk e njoh, dhe për mua është një dicka e kot.Unë e quaj të papritur këtë dorëheqjen, është një problem se kë lajmëronte të parin kreu i SHIK-ut, Presidentin  apo Kryeministrin.  Vendimet në Shqipëri i merr të gjitha Kryeministri. Informacionet  e shërbimit informativ i vlejnë atij që merr vendimet. Punëdhënësi i kësaj është vetë kryeministri dhe ai duhet të njoftohet i pari.

Pamë që kishte zyrtarë amerikanë që shkuan në ambientet e SHISH?
Marrdhëniet me CIA  janë shumë të afërta dhe janë konsideruar si të shtëpisë, ato hyn e dalin rregullisht, nuk po them se kanë qenë rastësi, por një vizitë pune. Kjo u ka rënë në sy mediave se kanë qenë të interesuara edhe për aktualitetin. 

Sa të interesuara janë institucionet ndërkombëtare për këtë?
Padiskutim  ka interesa, mbarëvajtja e punës në SHIK  ka interes dhe për ta. Të gjithë shërbimet  e huaja janë të interesuara për çdo gjë dhe rrjedhimisht duan të kenë shkëmbime mes  tyre. 

Do doja ta përmbyllnim me një përshkrim tuajin,  si kanë ndikuar të gjitha këto në imazhin e këtij institucioni?
Është një institucion që vepron në mënyrë të fshehtë, por anëtarët nuk  janë të fshehur. Ky u  kthye kur erdhi Berisha dhe bëri një ndryshim të stafit, është e qartë se ky kthym është i garantuar nga Berisha. Ky është një institucion jo i politizuar dhe e dyta duhet të qendrojë në këtë formë, por fatkeqësisht pati emërime të njerëzve të cilët ishin të implikuar dhe të lidhur me politkën. Pra kishin garanci politike, sepse në fillimet e tyre ikën jashtë sepse e ndjenin veten fajtor.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive