Fatos Nano foli si ata që prej shekujsh kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit

Fatos Nano foli si ata që prej shekujsh kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit

Fatos Nano

Fatos Nano ishte mbrëmë në ekran përballë të gjithëve. Cinikët thonë se doli ‘për vete’ meqë ka kohë pa u shfaqur. Batakçinjtë po thonë se ‘e kanë blerë’,  dhe se ky ‘është shitur’. Derdimenët po thonë ‘pse na prishe korin’, se këta ishin duke kënduar për një ditë të zezë që shqiptarët e kanë parë nja dy a tre herë në këto 30 vjet. Ndërsa personazhet kriminalë të vetë Nanos, me të cilët ky është përplasur, nga të cilët ky është burgosur, lëkurën e të cilëve ky e ka nderë si lëkurën e ujkut për ta parë sa egërsira kanë qenë…, të gjithë këta po lëvrijnë për ta burgosur përsëri Nanon dhe të gjithë njerëzit normal.

Por mbrëmë në ekranin e televizionit, Fatos Nano nuk kishte punë me asnjërin prej këtyre. Ai foli me ata që sot janë shumica normale e shqiptarëve, të cilët mund të quhen fitimtarë, por edhe rrezikohen të jenë ‘viktima’ nesër. E gjithë biseda e Nanos me normalët, prej dy orësh, kishte veç një frazë të shkurtër, fatmirësisht të njohur e të sprovuar në historinë e makabritetit njerëzor. Ai u tha njerëzve ‘kujdes, vigjilentë o njerëz!’.

Julius Fucik, iu drejtua bash kështu popujve të botës, atëherë, në mesin e tmerrit nazist të Luftës së Dytë: ‘Njerëz, jini vigjilent!’. Fucik, një gazetar çek, luftëtar kundër Nazizmit, i burgosur dhe i ekzekutuar nga bisha naziste, as që do të mbahej mend për këto atribute ku u vlerësuan miliona; nëse nuk do të kishte thërritur ‘Njerëz, jini vigjilentë!’.

Edhe Fatos Nano, i ka parë të gjitha rreziqet e burgosjes dhe të ekzekutimit (te vetja a te shokët), njësoj si Fucik, dhe prandaj tha atë që tha dje. Jemi prapë në një pikë të vrullshme: Nga njëra anë vrullon puna ndërtimtare e njerëzve normalë, e në anën tjetër po vrullon histerizmi i atyre që e kanë djegur vendin dy a tre herë, që ia kanë zhytur pronën dhe Drejtësinë, që ia kanë tharë shpirtin, siç tha vetë Nano, me ‘shtatë mëkatet më të mëdha të Biblës’. Këtu, sapo hyri viti 1992, u shkatërruar gjithë ekonomia e ndërtuar për katër dekada; këtu u ndërtua ligji më konfiktual i botës mbi pronën (7501), këtu u ngrit Drejtësia e plepave me servilë, xhahilë dhe injorantë; këtu shteti hyri në krimin e kontrabandës; pastaj në krimin e vrasjes së kundërshtarëve; pastaj plaçkiti djersën e njerëzve përmes skemave piramidale; pastaj ndezi luftën mes individëve dhe mes krahinave ku u vranë e u zhdukën mijëra brenda vitit; u pushtuan zyrat qeveritare dhe u bënë grushte shteti si në Burma dhe u instalua herë pas here terrorizmi politik; qeveria u kap në korrupsion të hapur dhe pas kësaj qeveria vrau protestuesit kundër korrupsionit; 26 të pafajshëm në Gërdec u dogjën si në ferr nga qeveria e korruptuar; këtu u sulmuan me armë institucionet e shtetit dhe paqja e njerëzve; këtu u bënë ‘tramte’ me të huajt duke i falur territore nga atdheu për disa privilegje politike, këtu në post- diktaturë u bë e keqja që mbuloi diktaturën e parë….

Këtu është gjithnjë gati sëpata mbi fatet e kombit. Rrezikun e mbajnë në dorë ata për të cilët Nano dëshmoi mbrëmë publikisht. Ai e vuri gishtin mbi detashmentet e ‘kafshës politike’ Berisha dhe mbi mëkatarin e ‘ligtë’ Meta. Këta prapë duan të kthehen me të gjitha mjetet. Nano u duk se vuri dorën mbi Bibël e mbi Kuran, dhe kërkoi ‘Jini vigjilent!’.

Vigjilenca është e vetmja vegël që ka populli për t’u mbrojtur në kohë të këqija. Zoti ia dha lirinë njeriut me një kusht: ‘vigjilencë e pandërprerë!’ Kështu i tha zoti njeriut, ‘ndryshe nuk ke ç’e do dhe nuk  ke për ta gëzuar lirinë’. Etërit e mëdhenj të Amerikës, që nga udhëheqësi Tomas Jafferson dhe presidenti Andrew Jackson patën thënë se ‘Vigjilenca e përjetshme është çmimi i lirisë’. Rri zgjuar, o njeri!- kështu do të thotë ajo çfarë duhet të bëjë njeriu në kohë rreziku, sepse dikush nuk rri zgjuar; ai që nuk rri zgjuar është kundërshtari yt, është Djalli i cili ka planin A dhe planin B, ‘i cili ecën si luan i zhurmshëm duke kërkuar dikë që të përpijë’, qe cituar Shën Pjetri në Bibël.

Aha, nuk doni të jeni zgjuar natë e ditë?… Atëherë, sipas George Orwell, çmimi i lirisë nuk është më vigjilenca e përjetshme, ‘por është ndyrësia e përjetshme’.

Nuk do të kishim fytyrë të dalim para botës nëse do të na shkelin prapë ata që na kanë shkelur. Ose të pranojmë ‘ndyrësinë e përjetshme’, që mos jetë e thënë!, atëherë.

Mbrëmë Fatos Nano foli si ata që, prej shekujsh, e kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 06/02/2021 11:44

    Z.Çupi.Je Malsor i vërtetë.Por ruhu nga Sb.Ai të bën gjëmën,si P.Arbnorit,A.Spahiut,B.Gazidedes(mir ja bëri),S.Zhulalit,K.Gjokës..etj,që i dërgoi në të njëjtin spital-Torino me këmbët e veta dhe i pruri të vdekur. -Të A.Hajdarit,R.Hoxhës,K.Trebickës,G.Pashkos,etj. -F.Nano për 1 orë u çorri maskën Sb,Im,PD,LSI. -Nano u thirr te B.Vevziu i Tv Klanit për të goditur E.Ramën..por nxorrën syt e tyre,duart e tyre të gjakosura në 30 vite.Kjo ishte një goditje fatale për hienat,Shpigsit,Hajdutët,Kriminelët e shekullit 21.Por,fatkeqsia qëndron se tek ne nuk ka drejtësi.Ajo është në KOMA QË NË 92.Dhe nuk bëhet më kurrë.Gj.+Prek.janë tredhur nga Sb dhe Im. Ju urojmë suksese.Po të lexoi e dëgjoi me vëmëndje.Ju përsh.nga MallaKASTRA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan